Hamasi: Organizatat ndërkombëtare të ndjekin fatin e palestinezëve të arrestuar nga Izraeli

Hamasi i bëri thirrje Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave ndërkombëtare që të ndjekin fatin e palestinezëve të arrestuar nga Izraeli në Gaza.

Në një deklaratë me shkrim, Hamasi kërkon nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe organizatat ndërkombëtare që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbuluar shkeljet dhe torturat me të cilat përballen palestinezët e arrestuar nga Izraeli në Rripin e Gazës.

“Bëjmë thirrje që ndaj autoriteteve pushtuese izraelite të ushtrohet presion për të zbuluar fatin e qindra palestinezëve që janë arrestuar nga ushtria kriminale në Rripin i Gazës dhe që janë zhdukur me forcë në burgje pa asnjë informacion rreth kushteve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Gazeta izraelite “Haaretz” më 18 dhjetor njoftoi se qindra persona të arrestuar në Gaza që nga 7 tetori e deri më tani mbahen prej javësh në një qendër paraburgimi në afërsi të qytetit Beersheba dhe se disa prej tyre kanë vdekur këtu. Në lajm nuk u dhanë detaje se sa persona dhe se kur kanë vdekur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne