Hamasi “përcjell me dhurata” pengjet izraelite, ndërkohë Izraeli i përcjell të gjymtuar pengjet palestineze!

 Hamasi i‘u ka dhënë “çanta dhuratash” tre vajzave izraelite që liroi ditën e parë të armëpushimit. Sipas raportimeve të mediave izraelite, çantat kishin brenda foto të tyre gjatë kohës që mbaheshin peng nga grupi terrorist dhe një “certifikatë” për lirimin e tyre.

Një video e publikuar nga IDF tregon pengjet Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher duke mbajtur çantat e dhuratave kur ato iu dorëzuan trupave. Kujtojmë se këto janë 3 pengjet e para nga 33 që do të lirohen gjatë fazës së parë të armëpushimit. Ndërkohë që pamjet e pengjeve palestineze janë fytyra njerëzish të torturuar e tjetërsuar , mbajtur në burgje pa kushte minimale njerëzore, pa akuza dhe pa gjyq .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne