Haxhinjtë thonë se hoteli në Medine i është dhënë falas KMSH-së nga qeveria saudite.

Ndër haxhinjtë shqiptarë në Medine po përflitet se hoteli në Medine ka qenë dhuratë nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite dhe organizatorët gylenistë nuk kanë paguar asgjë për akomodimin e haxhinjve në të.

Haxhinjtë në Medine qëndruan në hotelin ODST Hotel Medine dhe më pas në hotelin Andalus Golden Hotel. Të dy hotelet janë hotele të një niveli shumë të ulët. Kjo mund të shihet lehtësisht duke parë review për to.

Një prej haxhinjve i ka treguar Mexhlisit se është shkëputur nga grupi për tu kthyer më herët në Shqipëri me biletë tjetër dhe shkoi privatisht në këtë hotel për të fjetur një natë. Ai kishte paguar 75 rial vetëm për fjetjen, që në euro konvertohet në rreth 19 euro. Ky çmim pa kërkuar ulje, pasi në Arabinë Saudite kërkimi i uljes se cmimit është pothuajse e përhershme.

Duke bërë një përllogaritje të përgjithshme se sa shkojne kostot e haxhit na rezulton; fjetja kushton 19 euro, ushqimi (nëse do ishte normal) përllogaritet rreth 20 euro, shuma shkon rreth 40 euro për person në ditë. Për 15 ditë që zgjat haxhi janë 600 euro. Disa nga shpenzimet kryesore të tjera janë e viza e haxhit 1650 euro, bileta e avionit 400-500 euro, kurbani 150 euro, bileta Mekë-Medine vajtje ardhje 25 euro. Këtyre kostove u shtohen edhe kostot e murshidëve (udhëzuesve të haxhit) rreth 100 euro për person dhe mbase ndonjë kosto tjetër. Të gjitha këto bëjnë 3000 euro, ndërkohë haxhi ka kushtuar 5800 euro, pra edhe 2800 euro të tjera.

Duke qenë se kostot e mësipërme janë të përafërta, të bazuara në dëshmi personale dhe jo në fatura dhe dokumenta, organizatorët gylenistë duhet të bëjnë transparencën dhe duhet tu përgjigjen pyetjeve, të cilët të gjithë muslimanët duan ti dijnë në lidhje me haxhin.
Sa është kostoja e haxhit?
A ishin hotelet në Medine dhuratë nga qeveria saudite ?
A mundet kryesia e KMSH të paraqesë faturat e pagesave të këtyre hoteleve dhe faturat e kostove të tjera ?
Pse kushtet dhe shërbimet në hotelet në Medine ishin kaq të dobta?
Pse u sorollatën me udhëtime të tejzgjatura prej 26 orësh haxhinjtë dhe nuk fjetën në hotel?
A u dëmshpërblyen haxhinjtë të cilëve iu shty bileta jo për fajin e tyre dhe të cilët kishin prerë bileta për në vende të tjera?/Mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne