Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për punën e SPAK gjatë vitit 2025, tha se degjenerimi që po përjeton Shqipëria shkon përtej korrupsionit.
“SPAK ka nxjerrë në sipërfaqje sëmundjen degjenerative të shtetit shqiptar. Korrupsioni ka arritur në nivel të paparë, kur vidhet kaq shumë, kur vidhet duke rrëmbyer persona, fakti që përflitet për grupe kriminale, halabakësh që përcaktojnë tenderat e shtetit, fakti që këto grupe përcaktojnë ministra, kërcënojnë dhe rrahin ministra, tregojnë se shteti është i degjeneruar. Mund të bëj paralele, ka qenë gruaja e një presidenti të Filipineve, që populli i mësyu dhe gjeti garderobën e Imelda Marcos që kishte 3 mijë palë këpucë, kjo mbahet si shenjë e korrupsionit, lakmisë, grykësisë.
Zonja Balluku, përflitet se ka 300 apartamente, e kam dëgjuar në media këtë.
Asnjë nga strukturat e ekzekutivit nuk kanë peshë, halabakët heqin ministra. Nuk ka shtet, nuk ka ndarje kompetencash, vetëm një njeri në krye. Këtë degjenerim të shtetit shqiptar, mund ti bëja paralele me vitin 1939, Italia pushtoi Shqipërinë dhe në 7 prill mbërrin në Itali ambasadori i fundit që kishte dërguar Zogu. Ambasadori pranon pushtimin dhe i kërkon edhe para. Ky do të ishte momenti më i keq i degjenerimit të shtetit.
Korrupsioni vjen një pikë që përveçse na vjedh, degjeneron komplet”, tha Qori. /tpz















