Hetimet për Bankën e Shqipërisë/ Dhori Kule del nga SPAK: Më pyetën për mikrokreditë

Dekani i Fakultetit Ekonomik Dhori Kule u paraqit sot në SPAK ku qëndroi për gati një orë.

Isha për të dhënë sqarime për kohën kur kam qenë te Banka e Shqipërisë për hetimin që bëhet për mikrokreditë”, tha Kule.
Dhori Kule ka shërbyer për disa mandate si dekan i Fakultetit të Ekonomisë dhe më pas si rektor i Universitetit të Tiranës

Togat e zeza dhanë në atë kohë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, përmbarues gjyqësor, ortak i “FINAL”; Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, të tre administratorë të Star-FS ndërkohë që u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi për administratoren e Micro Credit Albania Elda Ibron si dhe për tre përmbarueset Jorsida Dervishi; Alketa Tanushi, Kejda Seferi.

Këta persona përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

Në fillim të dhjetorit, Prokuroria e Tiranës ia delegoi SPAK-ut dosjen e asaj që e konsideroi organizata kriminale për krijimin e skemave mashtruese me mikrokreditë, e cila akuzohet se ka zhvatur mbi 17 mijë qytetarë shqiptarë që prej vitit 2015.

Sipas hetimit, grupi akuzohet se ka zhvatur të paktën 36.8 milionë euro dhe 1700 prona të paluajtshme nga mijëra qytetarë, përmes skemës së rifinancimit të kredive të këqija dhe shantazhit./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne