Hetimi i SPAK për AKSHI-n, reagon Rama: Akuza të hatashme, Karçanaj udhëhoqi tranformimin dixhital për 12 vite

Sipas Ramës, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave të SPAK ndaj AKSHI-it.Sipas tij, SPAK ka bërë akuza të padrejta ndaj drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanaj, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin dixhital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh.”, tha ai.

Sipas tij, gjithë zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik në këtë fushë të veprimtarisë së AKSHI-t.

“Falë saj dhe skuadrës së AKSHI-t, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh krahasuar me vitin 2022, jo vetëm renditemi në grupin A me maturitet të lartë, me 0.939% nga 1 maksimumi. Këtë vit kemi kaluar nga vendi i 68-të, në vendin e 14-të mes gjithë atyre vendeve, pikërisht falë punës për ta vënë teknologjinë në shërbim të publikut. Ky është një raport objektiv dhe profesional.”, shtoi Rama.

Drejtoresha e Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompentencat e titullares së institucionit te Romina Kostani, pas u vendos në masë sigurie arrest në shtëpi nga Prokuroria e Posaçme dhe nën hetim për tenderë të dyshimtë.

Vendimmarrjen për çështjet e sigurisë kibernetike, Karçanaj e delegon tek Enis Ylli drejtor i monitorimit e mbrojtjes kibernetike dhe te Marko Çela drejtori i infrastruktura e-Gov.

Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.

Drejtoresha Karçanaj u vendos masa e “arrestit në shtëpi”, nën akuzë nga SPAK për “shkelje e barazisë në tendera”./pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne