Hezbollahu godet vendbanimet izraelite “në përgjigje të sulmeve ndaj civilëve”

Hezbollahu njoftoi se ka hedhur një breshëri raketash “Katyusha” dhe municione ndezëse në vendbanimet në pjesën veriore të Izraelit.

Grupi tha se sulmi në vendbanimin Kiryat Shmona ishte “në përgjigje të sulmeve izraelite që shënjestruan civilët dhe shtëpitë në jug të Libanit”. “Hezbollahu nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj civilëve, qyteteve dhe fshatrave tanë”, tha grupi në një deklaratë.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve raportoi më herët se një grua u vra në një sulm izraelit në një shtëpi në qytetin Maroun al-Ras në jug të Libanit. Sipas shifrave zyrtare, të paktën 26 civilë janë vrarë në sulmet izraelite në qytetet kufitare libaneze që nga 8 tetori.

Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit midis Libanit dhe Izraelit me shkëmbime të zjarrit midis forcave izraelite dhe Hezbollahut në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dyja palët zhvilluan një luftë të shkallës së gjerë në vitin 2006. Tensionet kufitare vijnë në kohën kur Izraeli po kryen ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne