Hezbollahu njofton se sulmoi një shtëpi ku ishin vendosur ushtarë izraelitë

Hezbollahu njoftoi se kreu sulm në një shtëpi ku ishin vendosur ushtarë izraelitë në veri të Izraelit dhe një tjetër prej anëtarëve të saj humbi jetën në përleshjet në kufi. Në deklaratën e Hezbollahut thuhet se nga jugu i Libanit është kryer sulm në një shtëpi në vendbanimin Metula të Izraelit, ku ndodheshin ushtarë izraelitë.

Shtëpia në fjalë ishte shënjestruar me “armë të përshtatshme”. Hezbollahu njoftoi se një nga anëtarët e saj u vra në përleshjet me ushtrinë izraelite në rajonin kufitar në jug të Libanit. “Anëtari i Hezbollahut, Ali Muhammed Mazi ka humbur jetën në rrugën e Kudsit”, thuhet në deklaratë.Numri i anëtarëve të Hezbollahut të vrarë në përleshjet në kufirin Liban-Izrael që nga 7 tetori është rritur në 77.

– Ushtria izraelite shënjestroi pikën ku ndodhën të shtënat në Liban

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se është kryer sulm me 3 raketa antitank nga territori libanez dhe se nga incidenti nuk ka të plagosur. Në përgjigje të sulmit, ushtria izraelite shënjestroi pikën ku ndodhën të shtënat në Liban./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne