Hezbollahu sulmon lokacionet ushtarake të Izraelit pranë kufirit me Libanin

Grupi libanez Hezbollah tha se ka shënjestruar objekte ushtarake izraelite përgjatë kufirit jugor të Libanit sot. Në deklarata të veçanta, grupi njoftoi se luftëtarët e tij kanë vënë në shënjestër “një vinç që mbante furnizime dhe pajisje spiunazhi në zonën Dovev”. Hezbollahu tha gjithashtu se luftëtarët e tij kanë “vënë në shënjestër lokacionin izraelit Hadab Yaron me armët e duhura” dhe kanë arritur një “goditje të drejtpërdrejtë”.

Sot në mëngjes, Izraeli gjuajti me mitraloz të rëndë në periferi të qytezës Al-Bustan nga pozicionet e tij ngjitur me qytetin Ayta Al-Shaab, njoftoi Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve. Sirenat ranë më herët sot në një numër vendbanimesh në veri të Izraelit. “Përveç paralajmërimit për ndërhyrje të një avioni armiqësor në veri të vendit, ky është një identifikim i rremë. Nuk ka frikë nga një incident sigurie”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

“Një numër gjuajtjesh nga territori libanez drejt zonës Dovev dhe Baram u zbuluan pak kohë më parë”, shtoi ushtria. Ushtria izraelite sulmoi “burimet e zjarrit me artileri”. Radioja e ushtrisë izraelite tha se një raketë antitank u lëshua nga Libani në zonën kufitare Dovev, pa viktima të regjistruara. Tensionet kufitare vijnë teksa po vazhdon ofensiva ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne