Nga Rozart Dani
Historia e sapunit fillon mbi 4000 vjet më parë. Sumerët fabrikonin recetën me një brum sapuni të bërë nga yndyra dhe karbonati potasiumit, një detergjent i ngjashëm me atë të përdorur nga egjiptianët për të larë rrobat e tyre. Ata gjithashtu e përdornin atë si një ilaç për sëmundjet e lëkurës, por jo për pastrim të përditshëm. Megjitë një tradite shumë të zhvilluar të larjes, vetëm nga shekulli II (psK) Romakët e përdorën atë për larje, pasi e sollën nga provincat e pushtuara arabe.
Arabët përzienin hirin e bimëve të detit që përmbajnë sodium, (njohur si al-qali, fjalë që rrjedh nga arabishtja), me substanca yndyrore që bën të mundur fabrikimin e sapunëve më të fortë dhe me një forme gjeometrike.. Falë dijes së zgjeruar të kohës, te arabët u mundësua që industria e sapunit të arrinte në brigjet e Mesdheut, në Spanjë, Nga shekulli i VII, ata përdornin gëlqere të pjekur për prodhimin e lavanderive, e përhapur në Itali, dhe veçanërisht në Marsejë, ku porti i saj u bë qendra kryesore e tranzitit të sapunit, si dhe të lëndëve të para dhe parfumeve që përdoreshin për prodhimin e tij.
Francezët filluan prodhimin e tij. Rezultati!
Një sapun veçanërisht i butë i bërë nga vaji i ullirit dhe jo më dhjami i kafshëve, i shitur me emrin “Savon de Marseille”, i cili së shpejti do të bëhej marka e tij tregtare. Në Mesjetë, ndërsa Spanja, Italia dhe Franca dominonin tregun, korporatat e prodhuesve të sapunit filluan të krijoheshin edhe në Gjermani, Austri dhe Poloni. Sapuni mbetet një luks i shtrenjtë që vetëm të pasurit mund ta kishin në fillim. Por gradualisht, një numër i madh i banjove publike do të hapeshin në qytetet e mëdha.
Në shekullin e XIX, soda kaustike e marrë nga gatimi i kripës më në fund lejoi prodhimin industrial të sapunit,që ishte veçanërisht e destinuar për industrinë e tekstilit, e cila konsumonte një pjesë të madhe të saj.
Pas leksioneve të marra nga arabët, në larjet e tyre të përditshme, para faljeve fetare të namazeve disa herë në ditë, quajtur abdest dhe larjes trupore të përdotshme, quajtur gusl, evropianët filluan
t’u mësonin fillimisht fëmijëve rreth higjienës personale në shkollë duke vazhduar nën autoritetin e ushtrisë, të cilat filluan të kërkonin dushe dhe sapun.
Dushi tashmë ju lejonte të vinin në praktikë teorinë a pastrimit trupor të përditshëm, njëlloj si arabët.
Pas rënies së tregut të sapunit gjatë dekadave të fundit, sot po shfaqen dy modele: sapunë luksozë me aroma të sofistikuara nga njëra anë dhe produkte tërësisht natyralë nga ana tjetër.
Fatkeqësisht sot, është shumë më fitimprurëse të zhvendosësh prodhimin në Azi. Industria e sapunit po mbart edhe barrën e globalizimit!
Një nga zonat më të famshme të prodhimit të sapunit në Azi, ishte Alepo, me dhjetra fabrika, por të shkatërruara pas bombardimeve ruso-amerikane në Siri, me qëllim “implantimin e demokracisë”. Gjithsesi shtete të tjera aziatike përfituan nga kjo dhe morën në dorë prodhimin dhe shitjen e produkteve të higjenës drejt vendeve perëndimore.