Historiani Olsi Jazexhi: “Skënderbeu është serb” – Klan Kosova fshin videon pas deklaratave tronditëse

Një deklaratë e bujshme nga historiani Olsi Jazexhi ka ndezur debatet në rrjetet sociale dhe mediat online. Gjatë një interviste, Jazexhi u shpreh se “Skënderbeu nuk është hero shqiptar, por një figurë me origjinë serbe”, duke vënë në pikëpyetje narrativën historike që i është mësuar brezave në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas publikimit të kësaj deklarate, Klan Kosova, televizioni që transmetoi intervistën, ka fshirë menjëherë videon nga platformat e veta, gjë që ka ngritur dyshime për censurë dhe frikë nga përballja me të vërtetën historike. Reagimet nuk kanë munguar: shumë qytetarë e kanë shpërndarë klipin e ruajtur, duke e shoqëruar me komente të ashpra mbi “fshehjen e së vërtetës për heroin e Prishtinës dhe Tiranës”.

Ndërkohë, Jazexhi qëndron pas fjalëve të tij, duke thënë se historiografia zyrtare shqiptare është e manipuluar dhe e ndikuar nga ideologjitë nacionaliste të shekullit XX./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne