Homeland Justice: Deputetët e korruptuar po detyrojnë INSTAT të nxjerrë Censin me gënjeshtra!

Grupi i Hakerave “Homeland Justice”, ka publikuar të tjera mesazhe të reja dhe tronditëse mbi fatin e censit që pritet të dalë nga INSTAT.

Përmes një njoftimi në telegram, grupi thotë se Deputetët e korruptuar të Kuvendit të Shqipërisë po ndikojnë te INSTAT të publikojë Censin me të dhëna të rreme.

“Homeland Justice” thotë se po i vëzhgon dhe do t’u zbulojë dhe prishë planin e tyre.

“Po presim qeverinë shqiptare të publikojë të dhënat e Censit!
Disa deputetë të korruptuar të Kuvendit po ndihmojnë dhe po shtyjnë INSTAT të krijojnë një datazë të rreme.
Të gjorët ata! Nuk ia kanë idenë si po vëzhgohen dhe si do t’ia prishim planet kur të vijë koha.
Të gjitha statistikat janë kundër jush”, shkruan grupi i hakerave.

Ky është reagimi vjen pasi grupi i hakerave sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.

Më shumë se një herë INSTAT ka përsëritur se të dhënat e Censit nuk janë objekt i këtij sulmi pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Disa javë më parë Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024, do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë.

Grupi i hakerave ka kryer edhe disa sulme të tjera ndaj shërbimeve qeveritare online, institucioneve të tjera si Kuvendi, KLSH, kompaninë “One”./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne