Kishin shkuar të peshkonin në Porto Romano, rryma detare rrëmben 40-vjeçarin

Një fatkeqësi ka ndodhur pasditen e sotme në Porto Romano të Durrësit, kur dy vëllezër dhe një shok i tyre kishin shkuar të peshkonin. 40-vjeçari Aurel Ndoni ka rrëshqitur befas në ujë, por nuk ka dalë dot më pasi e ka rrëmbyer rryma detare. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit. Ndërkohë që nisja e shiut dhe errësira nuk e favorizon kërkimin e trupit.

“Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B. Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat”, sipas policisë.

Ndërkohë një grup i posaçëm hetimor  po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne