Houthit njoftojnë për sulme të reja nga SHBA-ja dhe Britania në Jemen

Rebelët Houthi të Jemenit raportuan sot për sulme të reja ajrore nga SHBA-ja dhe forcat e saj aleate britanike në provincën perëndimore Hodeidah.

Kanali satelitor i drejtuar nga Houthit, Al-Masirah, raportoi se “agresioni amerikano-britanik shënjestroi zonën Ras Issa në prefekturën Hodeidah me dy sulme”. Kanali nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me dëmet e shkaktuara nga sulmet.

Zona e synuar përfshin portin detar Ras Issa, një nga tre portet strategjike të prefekturës Hodeidah. SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk i kanë komentuar sulmet deri më tani.

Megjithatë, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi në agimin e së shtunës se ka shkatërruar një raketë anti-anije që i përkiste Houthive, që ishte përgatitur për t’u lëshuar nga Jemeni drejt Detit të Kuq.

Deklarata erdhi disa orë pasi Houthit njoftuan se kishin gjuajtur disa raketa drejt një anijeje britanike të naftës në Gjirin e Adenit, duke shkaktuar djegien e saj. Houthit po synojnë anije mallrash në pronësi ose operim të kompanive izraelite ose që transportojnë mallra drejt dhe nga Izraeli në Detin e Kuq për të shprehur solidaritet me njerëzit në Gaza, e cila ka qenë nën bombardimet izraelite që nga 7 tetori./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne