Rajoni

Hoxhë Musliu: ‘Serbët varrosën familjen Jashari, tinëz ua fala namazin e xhenazes’

Imami nga Drenasi, Osman Musliu që ka varrosur të gjithë trupat e vrarë të familjes Jashari ka treguar për momentin e vështirë të varrimit të tyre.

Ai në Info Magazinë të Klan Kosovës ka thënë se trupat e familjes Jashari i kanë marrë dhe varrosur forcat serbe derisa ai ua ka falë namazin e xhenazes fshehurazi.

“Nëpër depon ndërtimore kanë qenë 56 trupa të shtrirë. Adem Jashartin kurrë nuk e kam parë për së gjalli, Hamzën dhe migjën Shaban po”.

“Trupi i Adem Jasharit ka qenë më i padëmtuari nga kufomat tjera. Derisa i bënim kufomat gati, kanë ardhur Fatmir Sejdiu dhe dy xhipa të tjerë të këtyre të LDK-së”.

“Kemi pasur presion nga serbët që të varrosen. Forcat serbe i kanë marrë dhe i kanë varrosur. Si tinëz kam dalë dhe ua kam falë namazin e xhenazes”.

“Ditën e varrimit kur janë përgatirur kufomat kam qenë prezent, të nesërmen unë nuk kam qenë”.

Musliu ka treguar se ishte Basri Musmurati që i ka thënë që të marrë ëpërgjegjësinë e kryerjes së varrimit të familjes Jashari.

Imami ka thënë poashtu se “ai që s’ka zemër dhe fuqi ta respektojë familjen Jashari nuk është njeri”.

OPINIONE

INTERVISTA