I janë bllokuar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës, Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sekuestros ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sekuestros ndaj disa pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. 39 hektarë tokë truall do të vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara, nën dyshimin se kanë rrjedhur nga paratë e krimit.

Gjoka u arrestua më 27 korrik pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Enchro Chat, bashkë me pesë persona. Ndërkohë nëntë persona të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Në mesazhet që biznesmeni Gjoka i dërgonte Behar Bajrit, dyshohet se i kërkonte të vritej Kleanthi Musabelliu, një ish punonjës policie duke ofruar 120 mijë euro në këmbim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne