Protestuesit pro-palestinezë bllokuan kolonën e Bidenit në Washington

Qindra protestues pro-palestinezë të mbledhur në Washington, bllokuan rrugën për në Kongres ku presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të mbajë fjalim dhe kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza. “Avenue Pennsylvania”, rrugën të cilën presidenti amerikan Biden do ta përdorë për të shkuar në Kongres, u mbyll për trafikun nga qindra protestues.

Demonstruesit pro-palestinezë mbajtën protestë ulur në rrugë, duke mbajtur flamuj gjigantë palestinezë dhe duke brohoritur parulla për armëpushim urgjent në Gaza.

Mediat amerikane raportuan se fjalimi i Bidenit në Kongres, i cili pritet të nisë në orën 21:00 me orën lindore të SHBA-së, mund të vonohet për një kohë për shkak të protestës. Ndërkohë që policia po ndërhyn ndaj protestuesve, pritet që të ndalojë shumë prej tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne