Prishtinë, rihapet pas renovimit Xhamia Pirinaz

Është hapur pas renovimit një ndër xhamitë më të vjetra të Prishtinës, Xhamia Pirinaz (Piri Nazir) në rrugën “Ismail Dumoshi” në lagjen “Vellusha”.

Besimtarë të shumtë u mblodhën për namazin e xhumasë në xhaminë e cila u renovua brenda në objektin kryesor, objektet shoqëruese dhe në oborr, financuar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqise.

Nuk dihet data e saktë e ndërtimit të kësaj xhamie por besohet të jetë ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane, në shekullin 16-të.

Që nga viti 1967 kjo xhami është në mbrojtjen e shtetit dhe ka marrë statusin e monumentit të regjistruar.

Për shkak të vjetërsisë së ndërtimit të saj, xhamia “Pirinaz” ndër vite është restauruar disa herë. Restaurimi i fundit nisi në vitin 2020 dhe përfundoi në fillim të këtij viti./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne