“Ia kapi thikën me dorë”/ Si shqiptaret u bënë heroina në Gjermani, bllokuan sulmin në autobus duke shpëtuar pasagjerët

Tragjedia e autobusit në Siegen të Gjermanisë, ku një grua me origjinë gjermane sulmoi me thikë udhëtarët duke plagosur 6 vetë, mund të kishte pasur përmasa edhe më të rënda po të mos ishte për ndërhyrjen e disa grave shqiptare që ndodheshin në mjet.

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus.

Ai sqaroi se gra gra me origjinë shqiptare “kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar sulmuesen, duke evituar kështu një bilanc edhe më thellë të prekurish nga gjesti i saj.

Dy prej të lënduarve në atë incident janë në gjendje kritike për jetën. DW bisedoi me njërën prej grave shqiptare, emrat e të cilave për momentin nuk janë bërë publike.

Ajo rrëfeu se ka qenë bashkë me katër fëmijët duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Ishim në autobus dhe po kalonim shumë mirë, kur papritur dëgjuam një ulërimë. Njëra nga gratë e tjera shqiptare i kapi thikën me dorë autores, ndërsa tjetra e rrëzoi. Unë i tërhoqa çantë dhe së bashku, e shtrimë në tokë. E mbajtëm mbërthyer derisa erdhi policia”, rrëfeu ajo.

Shqiptarja që mbajti thikën me dorë mori një plagë të madhe, dhe u trajtua në spital. Gjendja e saj është e mirë, por të treja janë përjetuar një shok të fortë.

Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktima të sulmit./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne