Instituti Shqiptar i Medias si armik i fjales se lire dhe demokracise

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon ‘studimin’ qe Instituti Shqiptar i Medias ka bere per ‘Gjuhen e Urrejtjes, Propaganden dhe Dizinformimin ne median shqiptare’. Ky studim i cili eshte shkruar nga Ilda Londo, percon frymen islamofobike te Remzi Lanit, drejtorit te Institutit Shqiptar te Medias dhe personave qe ne vitet 2000 ishin perreth fondacioneve pro-amerikaniste ne Tirane te cilat instaluan ideologjine e islamofobise dhe anti-muslimanizmit ne vend.

Ne video analizohet sulmi qe Ilda Londo ben ne raportin e saj kunder portaleve pro-muslimane shqiptare dhe islamofobia qe ajo percon duke i treguar portalet pro-muslimane si pjese e propagandes dhe influences nga vende te tjera. Ne video tregohet sesi mediat shqiptare qe nga Top Channel, Klan, News 24 etj jo vetem qe jane nen influencen totale amerikane por edhe transmetojne edicione te emisionin amerikan Zerit te Amerikes, emision i cili percon propaganden dhe influencen e huaj amerikane ne vendin tone.

Por Ilda Londo jo vetem qe nuk tregon per influencen dhe nderhyrjen e hapur amerikane ne Shqiperi, por per disa arsye misterioze nuk permend ne studimin e saj as radion kineze Ejani e cila propagandon ideologjine e Pekinit ne radiot shqiptare por edhe online.

Ne analize vihet ne pah qe Ilda Londo dhe shefi i saj Remzi Lani, kane ndikuar ne qasjen e njeanshme ne kete studim, duke e kthyer ate ne nje studim islamofobik dhe totalisht anti-evropian i cili demonizon muslimanet shqiptare, te cilet jane shumica e popullates ne Shqiperi. Ne analize vihet ne pah edhe sulmi qe Ilda ben kunder analisteve dhe gazetareve shqiptare sikur Artur Zheji, Ora News, Alfred Cako dhe nje numer politikanesh shqiptare te cilet shprehin mendime tradicionale ne lidhje me natyren e shoqerise shqiptare por edhe qe jane kritike ndaj influences negative te Sorosit, shoqerive sekrete perendimore ne kaosin qe sot sundon boten.

Konkluzioni i analizes se videos eshte qe studimi i Ilda Londos nuk eshte studim shkencor, por nje raport islamofobik dhe anti-evropian. Ne vdideo theksohet qe Instituti Shqiptar i Medias nuk eshte nje institucion shqiptar i medias por eshte nje institucion i cili eshte armik i fjales se lire dhe demokracise dhe konkluzionet e gabuara te Ilda Londos nxisin per rritjen e censures, fashizmit dhe luftes kunder fjales se lire ne Shqiperi. Studimi ne fjale, me mbrojtjen qe i ben organizates ish-terroriste te MEK-ut dhe fshehja qe ky studim i ben sulmeve qe MEK ka bere kunder mediave dhe gazetareve ne Shqiperi dhe bote, verteton katerciperisht karakterin jo-shkencor dhe anti-demokratik te ketij studimi. #IldaLondo, #RemziLani, #Liriaemedias

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne