Irani bën thirrje për “hetim ndërkombëtar” për përdorimin e armëve të ndaluara nga Izraeli

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për krijimin e një “hetimi të posaçëm ndërkombëtar” për përdorimin e armëve të ndaluara nga Izraeli në Gaza.

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA raporton se Raisi u adresua gjatë një samiti virtual të grupit BRICS të ekonomive në zhvillim, që u mbajt në selinë e organizatës në Afrikën e Jugut.

Presidenti iranian tha se mizoritë izraelite në Rripin e Gazës janë tregues i rënies morale të Perëndimit.

“Sot e gjithë bota është në një luftë, ndërsa ne jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë të dhunës dhe krimit të paprecedentë të kryer kundër Palestinës në Gaza. Ajo që po ndodh në Gaza këto ditë zbulon qartë padrejtësinë e sistemit ndërkombëtar perëndimor. Çështja e Gazës është çështje njerëzore dhe drejtësie”, tha ai.

Raisi argumentoi se Izraeli dhe mbështetësit e tij jo vetëm që shkelin njerëzimin, moralin dhe ligjin, por gjithashtu përpiqen të mashtrojnë opinionin publik botëror me dezinformata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne