Irani mbyll ngushticen e Hormuzit

Një zhvillim i rëndë gjeopolitik vjen nga Teherani. Sipas “Press TV”, parlamenti iranian ka shpallur vendimin për mbylljen e ngushticës strategjike të Hormuzit – një arterie jetike për tregtinë globale të naftës dhe gazit.

Lajmi u konfirmua nga gjenerali i lartë iranian, Kowsari, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, i cili deklaroi se “Parlamenti ka arritur në përfundimin që ngushtica e Hormuzit duhet të mbyllet, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare”.

Ngushtica e Hormuzit përpunon më shumë se 20% të furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm, dhe çdo ndërprerje në këtë zonë pritet të ketë pasoja të rënda në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Ekspertët parashikojnë rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës në bursat botërore dhe pasoja ekonomike edhe për vende të vogla importuese si Shqipëria.

Ky vendim vjen pas tensioneve të përshkallëzuara në rajon, në veçanti pas raportimeve për sulme ajrore ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne