Ish-kryeministri izraelit: Nuk ka shanse për “fitore të plotë” në Gaza

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert ka përjashtuar mundësinë e një “fitoreje të plotë” në Rripin e Gazës, të cilin regjimi okupator e ka cuar në një luftë gjenocidale. Nuk ka asnjë shans “për të arritur fitore të plotë ose të mundësojë shkatërrimin e plotë të Hamasit”, i tha Olmert transmetuesit të regjimit KAN të shtunën, duke iu referuar lëvizjes së rezistencës me bazë në Gaza, e cila ka mbrojtur copëzën bregdetare përballë sulmit tw izraelitëve.

Regjimi filloi luftën kundër Gazës më 7 tetor në përgjigje të Stuhisë Al-Aksa, një operacion hakmarrës i organizuar nga lëvizjet e rezistencës së territorit. Gati 36,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë vdekur si rezultat i sulmit. Megjithë fushatën e pandërprerë të gjakderdhjes dhe shkatërrimit, regjimi deri më tani ka dështuar në realizimin e qëllimeve të tij.

Këto përfshijnë mposhtjen e rezistencës së Gazës, duke mundësuar çlirimin e atyre që u kapën robër gjatë stuhisë Al-Aksa dhe shkaktimin e zhvendosjes së detyruar të të gjithë popullsisë së Gazës në Egjiptin fqinj. Megjithatë kryeministri aktual i regjimit izraelit Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë luftën deri në “fitoren e plotë”.

Olmert, megjithatë, e quajti sulmin një “luftë ngecëse”, duke thënë se “nuk i shërben ndonjë interesi për Izraelin, por i shërben Netanyahut dhe disa anëtarëve ekstremistë të qeverisë së tij”. Ish-zyrtari tha gjithashtu, “Operacioni ushtarak në Rafah duhet të ndalet”, duke iu referuar një qyteti në jug të Gazës, i cili është bërë objekt i një pushtimi tokësor izraelit, pavarësisht se është i mbushur me refugjatë që kanë ikur atje nga shkatërrimet e luftë.

Komentet erdhën pas një tjetër urdhëri nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbi regjimin për të siguruar që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi në Gaza. Gjykata i ka bërë thirrje gjithashtu Tel Avivit të ndalojë ofensivën e tij ushtarake kundër Rafahut dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në territorin palestinez, i cili po përjeton një bllokadë të njëkohshme izraelite./gazetaimpakt/presstv.ir

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne