Alon Ben-Meir njihet për qëndrimet kundër muslimanëve dhe në mbështetje të çdo vendi apo komuniteti fetar që i dhunon apo lufton kundër tyre. Së fundi ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një lajm se në Pakistan po dhunohet dhe persekutohet pakica fetare e krishterë duke përhapur panik tek ndjekësit e tij. Sipas tij në një qytet 80 Km larg kryeqytetit të Pakistanit janë djegur 5 Kisha, ndërsa u kërkon institucioneve atje të vihen në mbrojtje të krishterëve.
Alon Ben-Meir që sulmon muslimanët sa herë që i jepet mundësia, mbështet Izraelin në pushtimin që i ka bërë palestinës dhe persekutimin e muslimanëve kërkon që mbrohen të krishterët.
Mesazhi i Plotë
Pakicat e krishtera në Pakistan po persekutohen. Sipas Amnesty International, të paktën pesë kisha dhe shumë shtëpi të krishtera në Jaranwala, një qytet afërsisht 80 milje në perëndim të Lahores, janë djegur. Autoritetet e Pakistanit duhet t’i përgjigjen këtij sulmi duke siguruar mbrojtjen e komunitetit të krishterë. Siç thotë Rehab Mahamoor, hulumtim i përkohshëm rajonal për Azinë Jugore në Amnesty, “Autoritetet në Pakistan duhet të trajtojnë menjëherë klimën e mosndëshkimit rreth dhunës kundër pakicave fetare”. Rreth 1.27 për qind e popullsisë së përgjithshme në Pakistan janë të krishterë, duke i bërë ata pakicën e dytë fetare në Pakistan pas hinduve. Pakicat fetare janë veçanërisht të cenueshme dhe duhet të mbrohen nga institucionet shtetërore./gazetaimpakt