Turqia thërret të dërguarin danez dhe atë holandez lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqis ka thirrur të dërguarin e Danimarkës dhe atë të Holandës lidhur me përdhosjen e vazhdueshme të Kuranit.

Sipas burimeve të cilët folën në kushte anonimiteti, për këto “sulme të turpshme” të vazhdueshme ministria turke shprehu pakënaqësinë e saj te i ngarkuari me punë në ambasadën e Danimarkës dhe këshilltari i ministrit të Holandës në Ankara.

“U theksua edhe një herë se Türkiye dënon dhe proteston këto veprime në termat më të fortë të mundshëm”, thanë burimet.

Kjo masë vjen pas vazhdimit të djegies së Kuranit përpara ambasadave të Turqisë në Kopenhagë dhe Hagë, si dhe para ambasadave të disa vendeve muslimane.

Muajve të fundit, figura dhe grupe islamofobike në Evropën Veriore kanë kryer vazhdimisht djegie të Kuranit dhe përpjekje të ngjashme për të përdhosur librin e shenjtë musliman, duke shkaktuar zemërim nga vendet muslimane dhe bota./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne