Italia/ Protesta në solidaritet me Palestinën

Një flamur gjigand Palestinezë u shpalos në Kullën e Pizës në Itali nga një grup protestuesish në shenjë solidariteti kundër sulmeve izraelite në Gaza. Në shumë qytete në Evropë, duke përfshirë Londrën, Parisin dhe Berlinin, janë organizuar protesta në solidaritet me Palestinën, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra demonstrues.

Pjesëmarrësit kërkuan ndalimin e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, nga të cilat, sipas shifrave të fundit, janë vrarë mbi 12 mijë palestinezë, shumica fëmijë dhe gra. Izraeli filloi sulmet ajrore dhe më vonë një inkursion tokësor në Gaza pas një sulmi të befasishëm të 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

Që atëherë, ai ka vrarë më shumë se 12.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ka rrafshuar mijëra struktura civile dhe ka vendosur një bllokadë të plotë duke rezultuar në mungesë të furnizimeve si ushqime, karburant dhe ilaçe.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200./AA

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne