Izrael, mbahet protestë me kërkesën për shkëmbimin e pengjeve dhe sigurimin e armëpushimit

Rreth 50 mijë persona u mblodhën para parlamentit në Kudsin Lindor në Izrael dhe kërkuan rikthimin në shtëpitë e tyre për pengjet izraelite në Gaza dhe sigurimin e armëpushimit. Në Izrael vazhdojnë protestat që mbahen çdo javë kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Ka një rritje në protestat që grupet opozitare izraelite organizojnë për dorëheqjen e “qeverisë më të djathtë” në historinë e vendit për shkak të indiferencës së saj ndaj kthimit të pengjeve në Gaza dhe me kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Protestuesit antiqeveritarë vazhduan protestat e tyre në tendat përpara parlamentit izraelit me kërkesën për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës.

Para parlamentit u mblodhën më shumë se 50 mijë protestues të përbërë nga të afërm të pengjeve izraelite në Gaza dhe mbështetësit e tyre. Me slogane antiqeveritare dhe kundër Netanyahut dhe duke u rënë daulleve dhe bilbilave, protestuesit mbajtën në duar fotografi të pengjeve izraelite dhe pankarta me mbishkrimin “Ktheni ata” dhe brohoritën me slogane që akuzonin qeverinë se “i ka braktisur pengjet në fatin e tyre”.

Në protestat antiqeveritare në Kudsin Perëndimor në mbrëmjen e 31 marsit ku morën pjesë rreth 100 mijë njerëz, protestuesit bllokuan trafikun në autostradë, ndezën zjarre dhe u përballën me policinë. Pas protestave disa grupe ngritën qindra tenda para parlamentit izraelit.

Grupet organizatorë të protestës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjeve izraelite në Gaza thanë se gjatë katër ditëve do të qëndronin në tenda dhe do të vazhdonin protestat e tyre para parlamentit izraelit. Grupet e protestës kritikuan hyrjen e parlamentit në pushime ndërsa sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza vazhdonin dhe pengjet izraelite në Gaza nuk ishin kthyer në shtëpitë e tyre.

– Rritet presioni mbi Netanyahun

Kryeministri izraelit Netanyahu akuzohet nga Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar se për arsye politike nuk ka bërë marrëveshje me Hamasin për shkëmbimin e pengjeve.

Figura të larta në qeverinë e Netanyahut, përfshirë ministrin e Financave të ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich mbrojnë idenë se pengjet nuk duhet të jenë prioriteti kryesor i Izraelit dhe se “shkatërrimi i Hamasit” është më i rëndësishëm. Disa të afërm të pengjeve të cilët kanë pretenduar se janë sulmuar nga mbështetësit e Netanyahut në median sociale, kanë deklaruar se janë sulmuar edhe fizikisht gjatë protestave në të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë për lirimin e pengjeve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne