Sondazhi: Shumica e izraelitëve besojnë se Netanyahu nuk e menaxhon mirë luftën në Gaza

Një sondazh i kryer në Izrael zbuloi se shumica e qytetarëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu “nuk e menaxhon mirë luftën në Rripin e Gazës”. Televizioni shtetëror izraelit KAN tregoi rezultatet e sondazhit të tij për luftën që Netanyahu vazhdon në Rripit të Gazës.

Sipas rezultateve, 68 për qind e izraelitëve thanë se Netanyahu nuk e menaxhon mirë luftën që vazhdon që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës ndërsa 29 për qind thanë se ai e menaxhoi mirë dhe 3 për qind thanë se nuk e dinë. 45 për qind e izraelitëve e konsiderojnë Netanyahun si përgjegjës për ngjarjet që ndodhën më 7 tetor, 35 për qind e mbajtën përgjegjës ushtrinë ndërsa 3 për qind e mbajtën përgjegjës ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe pjesa tjetër refuzoi të përgjigjet.

42 për qind e izraelitëve që morën pjesë në anketë theksuan se Netanyahu duhet të japë dorëheqje menjëherë për shkak të ngjarjeve të 7 tetorit. 29 për qind thanë se ai duhet të japë dorëheqje pas përfundimit të luftës kurse 21 për qind e pjesëmarrësve shprehën dëshirën që Netanyahu të vazhdojë detyrën pavarësisht ngjarjeve. Ndërkohë që vazhdojnë sulmet në Gaza, mijëra njerëz në Izrael protestojnë pothuajse çdo ditë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjeve izraelite në shtëpitë e tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne