Izraeli gjatë gjysmës së parë të këtij viti vrau 16 fëmijë palestinezë

Në gjysmën e parë të këtij viti Izraeli vrau 16 fëmijë në Rripin e Gazës, të cilin e mbanë të rrethuar me vite të tëra.

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra për të Drejtat e Njeriut Al-Mizan, Izraeli plagosi 1 mijë e 223 fëmijë në gjysmën e parë të këtij viti.

Raporti bën të ditur se shumica e fëmijëve janë vrarë dhe plagosur gjatë pjesëmarrjes në demonstratat e “Marshimit të Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës, ndërsa 17 fëmijë u arrestuan nga forcat izraelite në të njëjtën periudhë.

Forcat izraelite kanë bërë sistematikisht shkelje të të drejtave të njeriut në Rripin e Gazës, thuhet në raport, ndërsa bëhet e ditur se sipas të dhënave vërehet se në gjysmën e parë të vitit 2019 u shënua një rritje e dukshme e numrit të vrasjeve dhe plagosjeve të fëmijëve.

Në raport në mes tjerash theksohet se fëmijët janë më të prekurit nga sulmet e shkaktuara nga konflikti ndërsa bëhet e ditur se shkeljet e vazhdueshme të Izraelit janë një reflektim i natyrshëm i paaftësisë së bashkësisë ndërkombëtare për të përmbushur detyrimet e saj morale dhe ligjore ndaj civilëve që jetojnë në territoret palestineze, veçanërisht në Rripin e pushtuar të Gazës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne