“Izraeli informoi Shtëpinë e Bardhë se ndodhet pas vrasjes së kreut të Byrosë Politike të Hamasit”

Gazeta Washington Post (WP), pretendoi se Izraeli i ka përcjellë Shtëpisë së Bardhë se është përgjegjës për vrasjen e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh. Sipas lajmit që gazeta e bazon në burime të lidhura me Shtëpinë e Bardhë, thuhet se fërkimet mes SHBA-së dhe Izraelit po rriteshin në prapaskenë dhe se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë parë vrasjen e Haniyeh si “një regres në kërkimin që vazhdojnë prej muajsh për të arritur një armëpushim në Gaza”.

Thuhet se pas vrasjes së Haniyeh në Iran, Izraeli informoi Shtëpinë e Bardhë se ishte përgjegjëse për atentatin, ndërsa Tel Avivi është shmangur nga komentet e mëtejshme për atentatin. Gjithashtu vihet në dukje se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë pritur vrasjen e Haniyeh me “habi dhe zemërim”.

Në lajm janë përfshirë vlerësimet e disa zyrtarëve amerikanë, të cilët kanë njohuri për përmbajtjen e bisedimeve mbi këtë temë dhe që janë shprehur se “Nuk ka asnjë shenjë që (Joe) Biden në përpjekjet e tij për të kontrolluar veprimet e Izraeli, të jetë i gatshëm të ushtrojë presion të konsiderueshëm si kushtëzimi ose kufizimi i ndihmës ushtarake”.

Po ashtu në lajm thuhet se disa zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar kanë deklaruar që “sulmi i Izraelit ndaj udhëheqësve të Lëvizjes Hezbollah dhe komandantëve iranianë pa informuar SHBA-në, ka zemëruar Biden dhe disa zyrtarë”.

Atentati në Iran ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut, njoftoi se ndaj Haniyeh është kryer sulm në rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan. Për atentatin, Irani dhe Lëvizja Hamas mbajtën përgjegjës Izraelin./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne