Izraeli kryen sulm në hyrje të spitalit në Gaza, 4 të vdekur dhe 9 të plagosur

Njoftohet se të paktën katër persona kanë vdekur dhe nëntë janë plagosur në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në hyrje të Spitalit Kemal Advan në Rripin e Gazës.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se Izraeli kreu një sulm ajror në portën hyrëse të kampusit të Spitalit Kemal Advan, i cili përdoret si strehë për më shumë se 10 mijë palestinezë në veri të Gazës.

Thuhet se të paktën katër palestinezë të zhvendosur kanë humbur jetën dhe nëntë persona janë plagosur si pasojë e sulmit të Izraelit në hyrje të spitalit, ndërsa theksohet se sulmi ka shkaktuar edhe panik të madh te pacientët që trajtohen në spital dhe të zhvendosurit.

Siç raportohet, trupat nuk mund të varroseshin për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në rajon dhe më shumë se 35 trupa tashmë janë grumbulluar në Spitalin Kemal Advan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne