Kaos në Kuvend/ Opozita mbledh karriget në mes të sallës, Garda ‘blindon’ foltoren

Siç duket opozita po ndjek të njëjtin skenar edhe në këtë seancë plenare.

Pak para nisjes zyrtarisht të punimeve të Kuvendit, deputetët e opozitës pasi janë përplasur me Gardën, kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku kanë vijuar që të mbledhin në mes të sallës karriget e kolegëve të tyre.

Kujtojmë se këtë gjë opozitarët e kanë bërë edhe në seancat e kaluara, në shenjë proteste për mospranimin e kërkesave të tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Më pas që në nisje të seancës plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne