Izraeli kryen sulme të ashpra ajrore në qytetin Khan Younis të Gazës

Avionët dhe anijet luftarake izraelite kryen sulme të ashpra ndaj Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe ndaj qytetit Deir Al-Balah që pjesën qendrore. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon në burimet lokale, mësohet se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme të ashpra në qytetin Khan Younis.

Në sulme janë vrarë dhjetëra palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ndërkohë nuk janë dhënë shifra të sakta lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve.

Poashtu edhe anijet luftarake izraelite kanë hapur zjarr me armë të rënda ndaj zonave bregdetare në qytetin Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ndërsa kanë hedhur dhjetëra bomba ndaj qytetit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne