Izraeli lëshon furnizime nga ajri për forcat e tij në jug të Gazës në mes të luftimeve

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka lëshuar nga ajri furnizime ushtarake logjistike për forcat e saj në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës në mes të luftimeve me luftëtarët palestinezë.

“Gjatë ditëve të fundit, është kryer një operacion furnizimi logjistik, i cili përfshinte hedhjen e rreth shtatë tonë furnizimeve logjistike për qindra ushtarë që aktualisht luftojnë në Khan Younis”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

“Ky është operacioni i parë i hedhjes nga ajri të furnizimeve që nga Lufta e Libanit në 2006”, thuhet në deklaratë. Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Izraeli rifilloi ofensivën e saj ushtarake në Rripin e Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Në sulmet brutale izraelite janë vrarë afër 18 mijë palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra ndërsa më shumë se 49.200 të tjerë janë plagosur në enklavën e rrethuar që nga 7 tetori. ​Sipas shifrave zyrtare, numri i izraelitëve të vdekur është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne