Pretendohet se ushtria izraelite do të aplikojë “bastisjet” pas përfundimit të sulmeve ndaj Gazës

Pretendohet se pas përfundimit të sulmeve ndaj Rripit të Gazës, ushtria izraelite po shqyrton krijimin e një strukture të re e cila do të kryejë “bastisje” në rajon në mënyrë të ngjashme me ato në Bregun Perëndimor nën pushtim. Në lajmin e transmetuar nga televizioni shtetëror izraelit KAN, thuhet se ushtria izraelite “po përgatitet për muajt e ardhshëm pas përfundimit të sulmeve të ashpra” që vazhdon në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.

Theksohet se ushtria izraelite do të kryejë bastisje dhe sulme me perioda të caktuara në Gaza në periudhën e ardhshme dhe se synon që nën strukturën e një divizioni ose brigade shtesë të krijojë një strukturë që do të menaxhojë këto sulme. “Në mesin e propozimeve të paraqitura për herë të parë në tryezën e diskutimit, është që në vend të Komandës Jugore të Ushtrisë Izraelite që zhvillon aktualisht konfliktin në terren, të krijohet një forcë shtesë ose një brigadë e zgjeruar që do të marrë përsipër përgjegjësinë e territorit të Rripit të Gazës pas përfundimit të operacionit tokësor”, thuhet në lajm.​

Sipas parashikimeve, vihet në dukje se ky format do të jetë në formën e “operacioneve precize” kundër anëtarëve të armatosur të rezistencës palestineze në mënyrë të ngjashme me atë në Bregun Perëndimor. Nga zyrtarët e ushtrisë nuk është dhënë ende ndonjë vendim përfundimtar lidhur me çështjen dhe se diskutimet ende vazhdojnë.

Forcat izraelite të cilat shpeshherë kryejnë bastisje në të gjithë Bregun Perëndimor, teksa vrasin shumë palestinezë në këto bastisje ato shkaktojnë edhe dëmtime të mëdha ndaj infrastrukturës së qyteteve. Në Bregun Perëndimor nën pushtim që nga 7 tetori e deri më tani gjatë bastisjeve të forcave izraelite janë vrarë 275 palestinezë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne