“Izraeli pranon pjesën më të madhe të planit të Bidenit për armëpushim në Gaza”

Mediat izraelite raportojnë se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të planit të gjerë që presidenti i SHBA-së, Joe Biden paraqiti për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës. Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN thuhet se Tel Avivi ka pranuar pjesën më të madhe të propozimit që Biden e paraqiti për armëpushim dhe shkërbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Propozimi përfshin lirimin fillimisht të civilëve dhe grave izraelite, më pas lirimin e ushtarëve si dhe dorëzimin e të vdekurve pas lirimit të pengjeve. Në një fjalim më 31 maj në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se Izraeli ka paraqitur propozim të ri për armëpushimi të përbërë nga 3 faza i cili në fazën e parë në procesin e armëpushimit 6 javor parashikon tërheqjen e Izraelit nga vendbanimet në Gaza dhe lirimin e një pjese të pengjeve të mbajtur nga palët. Biden tha se në fazën e dytë ku do të zhvillohen negociata lidhur me kalimin në procesin për t’i dhënë fund konfliktit, do të lirohen pengjet e mbetura, përfshirë ushtarët meshkuj. Izraeli do të tërhiqet nga Gaza (në fazën e parë), armëpushimi i përkohshëm do të shndërrohet në një përfundim të përhershëm të konfliktit.

Në fazën e dytë arritja e marrëveshjes së palëve për të gjitha pikat ndërsa kalimi në fazën e tretë nëse armëpushimi bëhet i përhershëm ku në këtë fazë në rend dite do të vijë procesi për rindërtimin e Gazës dhe dorëzimi i pengjeve të vdekura që posedojnë palët. Theksohet se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është këmbëngulës për vazhdimin e luftës deri në arritjen e të gjitha objektivave në Rripin e Gazës.

Hamasi njoftoi se i sheh si pozitive propozimet e paraqitura nga Izraeli dhe të njoftuara nga presidenti amerikan Biden lidhur me “armëpushimin e përhershëm, tërheqjen e forcave pushtuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e pengjeve”. Së fundmi presidenti izraelit, Isaac Herzog tha se do ta mbështesë Netanyahun nëse pranon propozimin që Bideni ka paraqitur për armëpushim në Rripin e Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne