Izraeli pretendon se ka goditur mbi 100 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite pretendon se në 24 orët e fundit ka goditur më shumë se 100 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë. Pavarësisht thirrjeve për armëpushim nga bota, Izraeli vazhdon sulmet e tij në Rripin e Gazës.

Krahas pjesës veriore të Rripit të Gazës, ushtria izraelite ka filluar sulme tokësore edhe ndaj Khan Younis në jug, ndërsa vazhdon sulmet nga ajri, toka dhe deti. Në një deklaratë nga ushtria thuhet se forcat tokësore, ajrore dhe detare kanë shënjestruar mbi 100 objektiva në 24 orët e fundit në Gaza.

Më tej pretendohet se pikat e goditura janë “objektiva” që u përkasin Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza dje deklaroi se në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 22.438 palestinezë, përfshirë të paktën 9.730 fëmijë dhe 6.830 gra.

Nën rrënoja ndodhen mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar institucionet arsimore dhe spitalet ku janë strehuar popullata. Për shkak të sulmeve izraelite që vazhdojnë ditë e natë pandërprerë, mbi 1.9 milion palestinezë janë zhvendosur në Gaza e cila ka një popullsi prej rreth 2.3 milionë banorësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne