“Nxjerrë në shitje të dhënat e shqiptarëve”/ Hakerat godasin Gjykatën e Lartë

Shteti shqiptar vazhdon të jetë nën sulmin e hakerave iranian. Ditën e sotme grupi i “Homeland Justice” ka sulmuar faqen e Gjykatës së Lartë pas një sërë sulmesh që ndërmorën pak ditë më parë ndaj Air Albania, One Albania dhe faqes së Parlamentit. Hakerët e Homeland Justice kanë vërtetuar sesa e lehtë është të sulmohen sistemet  e qeverise Rama, për të cilat derdhen mijëra euro për tu mirëmbajtur.

Nga një kërkim i thjeshtë në Google rezulton se faqja e Gjykatës së Lartë ka rënë dhe qytetarët e kanë të pamundur të informohen mbi vendimet e marra nga kjo gjykatë.

Siç duket, kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi nuk ka mundur ti mbrojë të dhënat në sistem pasi tashmë ai është sulmuar nga hakerët iranianë të cilët kanë akoma edhe më shumë informacione në duart e tyre.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Gjykata e Lartë po ashtu as nga grupi i hakerëve në Telegram.

Hakerët sulmuan kompaninë telefonike “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme që kanë siguruar do të publikohen së shpejti duke cënuar privatësinë e abonentëve të kësaj kompanie. Hakerët thanë se kompania celulare “One Albania” ka lejuar përmes shërbimeve të saj që muxhahedinët e MEK të kryejnë sulme kibernetike dhe siç duket kjo ka qenë arsyeja pse ata e kanë sulmuar.

Më vonë, hakerët njoftuan se kanë hakeruar kompaninë “Air Albania” dhe kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë.

Faqja e Parlamentit gjithashtu ra pjesë e sulmeve kibernetike duke u bllokuar. Hakerat e “Homeland Justice” i kanë nxjerrë dhe në shitje të dhënat e shqiptarëve të marra nga kompania telefonike “One Albania”./Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne