Izraeli shkatërroi kampin e refugjatëve, OKB heziton ta quaj krim lufte

OKB heziton ti konsiderojë krime lufte sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza.

Ndonëse e pranon se duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve, OKB është mjaftuar vetëm me shprehjen e një shqetësimi për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të viktimave civile dhe shkallën e shkatërrimit pas sulmeve ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, ne kemi shqetësime serioze se këto janë sulme joproporcionale që mund të përbëjnë krime lufte”, tha një deklaratë Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

Kampi i refugjatëve Jabalia u shkatërrua nga një sulm izraelit, me zyrtarët në Spitalin Indonezian të Gazës që thanë se më shumë se 50 njerëz u vranë në sulm dhe 150 të tjerë u plagosën, por OKB nuk e konsideron si krim lufte genocidin që po kryen Izraeli ndaj muslimanëve në Palestinë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne