Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë dy vende të Ballkanit më 11 shtator për të kërkuar mbështetjen e rajonit në luftën dhe gjenocidin Izraelit në Gaza.
Gjatë vizitës 1 ditore në Serbi dhe Shqipëri Herzog do të takojë Presidentin Serb Aleksander Vuçiç, Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, prej të cilëve pritet të marrë mbështetje për luftën në Palestinë.
Ndonëse nuk ka detaje nga vizita e Presidentit Izraelit në Tiranë, data e zgjedhur prej tij, 11 Shtatori, përkon me sulmet terroriste ndaj dy kullave në SHBA.
Nuk dihet nëse kjo gjë është thjesht rastësi apo presidenti Izraelit do të marrë pjesë në ndonjë aktivitet që organizohet me këtë rast nga ku do të kërkonte dënimin e operacionit të 7 Tetorit me të njëjtën gjuhë si sulmet ndaj SHBA.
Siç dihet, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar ka mbështetur luftën e Izraelit në Palestinë dhe mbrojtur gjenocidin e ushtrisë Izraelite në Gaza ku janë vrarë mbi 40 mijë njerëz.
Ndaj në 11 shtator në Tiranë, nga Rama dhe Begaj nuk pritet asgjë tjetër veçse vazhdim i kësaj mbështetje për izraelin./GazetaImpakt/