Joe Biden dhe Borrell mbështesin regjimin sionist

Duke iu referuar telefonatës së tij me kryeministrin e regjimit sionist mbrëmjen e së shtunës, presidenti amerikan tha: Si gjithmonë Amerika është me Izraelin.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, presidenti amerikan Joe Biden të shtunën në mbrëmje tha se ai foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe tha se regjimi ka të drejtë të mbrohet. Presidenti amerikan shtoi se do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me kryeministrin e regjimit sionist. Josep Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, duke mbështetur regjimin sionist kundër operacioneve të rezistencës palestineze, në telefonata të veçanta bisedoi me kreun e Autoritetit Palestinez, ministrat e jashtëm të Izraelit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Borrell mëngjesin e së dielës në rrjetin social X, duke iu referuar kontaktit me ministrat e Jashtëm evropianë dhe amerikanë shtoi: “Ne jemi të bashkuar në dënimin e këtyre sulmeve kundër Izraelit”.   Mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioriteti më i lartë.   Borrell shtoi: Kam biseduar edhe me ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen dhe kam shprehur solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe dënimin tim kundër dhunës dhe terrorit. Zyrtari i politikës së jashtme të BE-së tha: Izraeli sipas ligjit ndërkombëtar ka të drejtë të mbrohet kundër dhunës dhe sulmeve të tilla. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli po hynte në një “luftë të gjatë dhe të vështirë” pasi një sulm i befasishëm nga forcat palestineze vrau me qindra dhe mori me dhjetëra pengje izraelite. “Beniamin Netanjahu”, kryeministri i regjimit të përkohshëm sionist, pas mbledhjes së kabinetit të sigurisë në Tel Aviv njoftoi përfundimin e fazës së parë të operacionit ushtarak kundër Rripit të Gazës. Duke pretenduar se një pjesë e madhe e forcave të Hamasit të pranishme në vendbanimet sioniste gjatë operacionit Stuhia Al-Aksa u vranë, Netanyahu tha: “Kabineti i sigurisë ra dakord për shkatërrimin e fuqisë ushtarake të Hamasit dhe Xhihadit Islamik”. Sipas kryeministrit të regjimit terrorist sionist, kabineti i Tel Avivit vendosi të ndërpresë hyrjen e energjisë elektrike, karburantit dhe mallrave bazë në Rripin e Gazës./pars today

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne