Jordanezët vazhdojnë protestat e tyre të solidaritetit me Gazën

Jordanezët edhe në ditën e katërt vazhduan protestat e tyre pranë ambasadës izraelite në Aman me qëllim solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës. Në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, mijëra persona u mblodhën para xhamisë Al-Kalouti që ndodhet në zonën Rabae disa qindra metra larg ambasadës së Izraelit në Aman për të protestuar sulmet brutale që Izraeli kryen prej rreth 6 muajsh në Rripin e Gazës. Në protestën e mbajtur me qëllim solidaritetin me popullin e Gazës, jordanezët brohoritën me slogane pro rezistencës së Palestinës dhe përsëritën kërkesën për mbylljen e ambasadës së Izraelit në Aman.

Jordania më 1 nëntor 2023 tërhoqi ambasadorin e saj nga Tel Avivi për shkak të sulmeve të dhunshme të Izraelit në Rripin e Gazës dhe njoftoi se nuk do të lejonte kthimin e ambasadorit izraelit në Aman, i cili u largua në vendin e tij pas protestave. Një katastrofë e madhe humanitare po përjetohet në Rripin e Gazës, me një popullsi prej 2,3 milionë banorësh, ku ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ka vazhduar sulmet e saj duke vënë në objektiv vendbanimet civile, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur.

Komunitetit ndërkombëtar kryesisht agjencitë e OKB-së, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare në rajon për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga uria, etja dhe mungesa e materialeve higjienike, ku shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit dhe ka mungesë të furnizimeve mjekësore. Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 32.414 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra ndërsa janë plagosur 74.787 persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne