Presidenti iranian: Ato që ndodhin në Gaza, burim turpi për SHBA-në dhe Perëndimin

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se ato që ndodhin në Gaza janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi ka pritur në takim kreun e Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Teheran.

Gjatë takimit, Raisi tha se me rezistencën e popullit të Gazës, çështja e Palestinës ka tejkaluar përtej botës islame dhe është bërë një çështje për njerëzit e mbarë botës. “Ato që ndodhin në Gaza, janë burim turpi për SHBA-në dhe disa vende perëndimore”, tha ai duke shtuar se rrënja e problemeve të sigurisë në rajon është Izraeli.

Shefi i Byrosë politike të Hamasit, Haniyeh gjatë takimit e informoi Raisin për zhvillimet në Gaza. Sipas tij, operacioni “Stuhia Aksa”, i solli suksese të papara popullit palestinez./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne