Deputeti izraelit: Vritini palestinezët në Ramazan, se ata janë të dobët dhe të lodhur!

Deputeti ekstremist i krahut të djathtë ekstrem Almog Cohen, u ka bërë thirrje forcave izraelite që të vrasin palestinezët në Rafah të Gazës pa mëshirë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ramazani është koha më e mirë për t’i vrarë ata. Ata janë të dobët dhe të lodhur”, citohet të ketë thënë ai.

Ky qëndrim vrastar izraelit nuk është i panjohur për botën, pasi Izraeli vazhdon bombardimet dhe sulmet ndaj palestinezëve të pafajshëm edhe pse jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Edhe pse në Këshillin e Sigurimit të OKB u miratua rezoluta që e detyron armëpushimin e menjëhershëm nga Izraeli, kryeministri çifut Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Ushtria Izraelite do të vazhdojë vrasjet dhe pushtimin në Rafah, pavarësisht se edhe SHBA ka kërkuar armëpushim./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne