Odeoni bektashi dhe “Panteoni” sinkretik gylenist “Tre Fe nën një çati”

Në datën 27 Maj 2021, përfaqësues zyrtar të KMSH, përshëndesin nisjen e projektit “House of One” në Berlin. Pas kësaj ngjarje të paprecedent, një sërë reagimesh pasojnë nga imam dhe hoxhallarë të ndryshëm në Shqipëri, në qëndrime publike dhe hutbe të ditës së xhuma, ku ata shpalosin mosdakordsinë e tyre për miratimin dhe përshëndetjen e një projekti të tillë, i cili bie ndesh me parimet islame.

Çfarë është projekti “house of one” apo “Shtëpija e njëshit”, pra “Tre Fe nën një çati”?

Berlini ka një ëndërr: “Shtëpia e Njëshit”. Ai synon t’u shërbejë të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve si një vend lutjeje dhe mësimdhënieje. Një ide fantastike, thoshte kolumnisti i DW Gero Schliess. Pra, një odeon ku një prift, një imam dhe një rabin do të faleshin pranë njëri-tjetrit. Një ndërtesë me çati në majë e cila do të shërbente si terren takimi për ta dhe komunitetet e tyre.

Ndërsa në vitin 2015 u bë hapja e tempullit bektashi ODEON . Tempulli u hap me “bekimin” e Ed Ramës, por duhet thënë se kjo ndërtesë me trajta pagane është një tempull (jo xhami, se mos ngatërrohet njeri dhe e kujton xhami) që ata e quajnë Odeon. Akoma nuk është e kuptueshme se përse ata e kanë emërtuar odeon. Mbase ngaqë aty kërcejnë edhe këndojnë. Odeoni ishte një teatër orkestral i hapur në kulturën greke dhe romake pagane* ku këndohej dhe recitohej dhe hidheshin valle. Ndoshta edhe ky ka qenë qëllimi duke qenë se ata nuk kanë se çfarë të bëjnë tjetër. Pasi sekti i tyre nuk ka rituale të caktuara dhe as ligje, të cilat i mundësojnë atyre të dallohen nga konceptet e tjera sinkretike apo laike. Madje duhet thënë se edhe disa praktika i kanë huazuar nga feja islame, edhe pse dekadat e fundit ka një ndarje të thellë midis tyre dhe praktikave ritualistike islame. Falja (namazi) për shëmbull?! Edhe ata dervishë që falen dy herë në ditë (sipas idesë së tyre), në u falshin, falen në gjendje papastërtie fizike e cila e bën faljen të pavlefshme. Pra u falën s’u falën një punë është.

Mbase kanë dashur ta quajnë panteon, si panteista* që janë, por duke qenë injorantë në çdo drejtim e kanë ngatërruar me fjalën odeon. Por duhet theksuar se ajo nuk është asesi një xhami sepse bektashinjtë nuk kanë xhami. Në videon e shpërndarë në atë kohë nga mediat dëgjohet edhe zëri i gjylenistit Lauren Luli, i cili ua inauguroi me Kuran tempullin “panteist”. Por përse themi panteist? Sepse ky Odeon, sipas asaj që u artikulua aty, na qenkësh ndërtuar me vullnetin e të madhit Ali dhe njerëzit aty ishin mbledhur me vullnetin e Aliut !! Pretendim apo besim që sipas fesë së vetme monotesite, islamit, konsiderohet idhujtari e qartë (shirk*), ndërsa Zoti thotë në Kuran për idhujtarinë:“S’ka dyshim se Allahu nuk e fal atë që i bën shirk Atij dhe ia fal kujt të dojë (çdo gjynah tjetër) përveç tij.” 4:48

Në video do të keni kënaqësinë të dëgjoni edhe blasfeminë e radhës të kryegjyshit bektashi që i lutet Zotit të mençur, i cili sipas tij ka lindur para çdo gjëje (kështu thoshte në videon që do ta vendosim tek komentet), për mirësi dhe i lutet Aliut çudibërësit që mbron njerëzit në ditën e gjykimit për t’i hequr brengat dhe dëshpërimet. Kjo pa kurrfarë dileme është vepër pagane, idhujtare, blasfeme e cila të bën më të urrrejturin tek Zoti i botëve, pasi i atribuon dikujt prej krijesave një atribut që është vetëm i Zotit. Siç është, sjellja e mbarësisë, falja e rrobëve, largimi i brengave, madje vet lutja është një adhurim që i kushtohet vetëm Atij. Ndaj nëse do ta përkufiizonim me ironi këtë sinkretim gylenisto-bektashi do të thoshim se që kur është hapur ky Odeoni, shqipëtarëve i kanë ecur punët “vaj”, por ndoshta duhet të thoshim vajmedet pasi prej shkaqeve të largimit të lumturisë dhe kënaqësisë është pikërisht idhujtaria (shirku).

Këto dy koncepte Odeoni bektashi dhe “odeoni gylensit” nën konceptimin e huaj të “tre feve nën një çati”, janë pjesë e së njejtës medalje. “Medalje” e inkurajuar dhe përshëndetur nën tingujt e ajeteve Kuranorë nga kryegylenisti Lauren Luli. Por islami dhe Kurani janë të pastër nga sinkretizime (përzierje) të tilla, madje vet Kurani urdhëron që ti largohemi vendeve ku gënjeshtra dhe bestytnia pagane festojnë sinkretimin e tyre me padrejtësinë (politikën) dhe pabesinë. Allahu në Kuran kur përmend cilësitë e njerëzve të tij të mirë thotë: “Ata të cilët nuk prezantojnë në gënjeshtra (në festat e paganëve) dhe kur kalojnë pranë gjërave pavlerë nuk ua vënë veshin” Suretu el-Furkan:72.

Këtë porosi e gjejmë edhe nga udhëheqësi i drejtë i këtij ymeti Omeri i cili pat thënë: “Mos i mësoni belbëzimet e të huajve (është fjala për gjuhet e tyre duke lënë të paprekur gjuhen arabe në të cilën ka zbritur Kurani) dhe as mos u përzieni me mushrikët në faltoret e tyre në ditën e festës së tyre sepse zemërimi i Allahut zbret mbi ta” e transmeton Abdurrazaku dhe Bejhakiu.

Ndaj prezenca e gylenistit të KMSH-së, Lauren Lulit, në atë odeon është një shkelje flagrante e parimeve të fesë islame, madje edhe të vet medh-hebit hanefi (drejtim juridik), medh-hebi zyrtar i KMSH-së. Për këtë disa nga dijetarët e këtij drejtimi juridik thonë se:“Nëse një burrë e adhuron Allahun pesëdhjetë vjet pastaj vjen dita e Nevruzit dhe u dhuron mushrikëve një vezë si madhërim për atë ditë, ai bën kufr dhe i prishen të gjitha punët”. Ndërsa Laureni i “dhuroi” këtij tempulli pagan atë që më së tepërmi e dënon paganizmin, Kuranin. Ndërsa vet Kurani është shërim, udhëzim për popullin i cili e njeh drejtësinë e Kuranit si boshtin kryesor të religjonit. Ndërsa pisllëku i atij tubimi kërkon ta zhveshë fenë nga çdo element hyjnor duke e përzierë atë me laicizmin dhe shitblerjet ordinere të legjitimitetit dhe sovranitetit të këtij vendi.

Ndaj ky odeon dhe inkurajimi që gylensitë si Luli i dhanë panteonit të “Tre Fe nën një çati”, nuk janë të rastësishëm por përngjashmëri të rrezikshme të hijeshuar nga ajetet e bekuara Kuranore, të cilat përdoren si imazh për të justifikuar poshtërsinë dhe padrejtësinë që ky sinkretim politiko-religjoz mbart.

Kujdes gylensitë të pandershëm, Kurani e ka një Zot që e mbron, ai është i pastër nga manovrat tuaja, ndaj mos e përzjeni atë me vendet e paganizmit dhe sakrilegjit politik.

*Paganizmi eshte fjale qe vjen nga latinishtja qe ka kuptimin “katundar, fshatar” nga fjala pagus – fshat) .U quajten keshtu sepse fshtaret nuk pranonin fete Abrahimike te qyteterimeve te medha por besonin ke gjera te rendomta te kohes dhe natyres.Pra paganizmi eshte ndryshe mosbesimi i Zotit dhe besimi tek krijesat ne natyre.
*Vjen nga Panteizmi (nga gr. pan = gjithë, mbarë, krejt dhe theos = Perëndi; fjalë për fjalë do të thotë «Perëndia është gjithçka» dhe «Gjithçkaja është Perëndi») është një mësim që njëjtëson hyjnoren me gjithësinë dhe dukuritë e saj. Besim që sipas doktrinës islame konsiderohet mosbesim dhe rrjedhimisht të nxjerr nga feja islame, kështu që personi që e beson atë nuk konsiderohet më besimtar.
*Shirk-Nga ana gjuhësore fjala shirk vjen nga folja eshreke që në shqip do të përkthehej: të bësh dikë ortak apo bashkëpunëtor në diçka. Në islam shirku (idhujtaria) konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha shkatërruese të punëve të mira dhe afrimitetit tek Zoti. Për këtë Allahu thotë po ashtu në Kuran:“Ne të kemi shpallur ty dhe atyre që kanë qenë para teje se, nëse do t’i përshkruash shok Allahut, e gjithë puna jote do të hidhet poshtë e do të jesh prej të humburve.”/mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne