Jordani, protestë për solidarizim me Gazën dhe mbylljen e ambasadës së Izraelit

Mijëra persona në Jordani mbajtën protestë për të treguar solidarizim me Rripin e Gazës dhe me kërkesën për mbylljen e ambasadës së Izraelit. Në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, mijëra persona u mblodhën para xhamisë Al-Kalouti që ndodhet në zonën Rabae disa qindra metra larg ambasadës së Izraelit në Aman. Protestuesit brohoritën me slogane për solidarizim me popullin palestinez dhe kërkuan mbylljen e ambasadës së Izraelit.

Me flamuj të Palestinës në duar, protestuesit mbajtën pankarta me deklarata për mbështetje për popullin e Gazës dhe mbishkrimet si “Rezistenca është preferenca jonë”. Jordania më 1 nëntor 2023 tërhoqi ambasadorin e saj nga Tel Avivi për shkak të sulmeve të dhunshme të Izraelit në Rripin e Gazës dhe njoftoi se nuk do të lejonte kthimin e ambasadorit izraelit në Aman, i cili u largua në vendin e tij pas protestave.

Një katastrofë e madhe humanitare po përjetohet në Rripin e Gazës, me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh, ku ushtria izraelite që nga 7 tetori 2023 e deri më tani ka vazhduar sulmet e saj duke vënë në objektiv vendbanimet civile, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur si dhe ku ka dënuar popullin me uri duke penguar hyrjen e ndihmave humanitare.

Qarqet ndërkombëtare kryesisht agjencitë e OKB-së, bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza dhe për të rritur hyrjen e ndihmave humanitare në rajon për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga uria, etja dhe mungesa e materialeve higjienike, ku shumica e spitaleve janë jashtë shërbimit dhe ka mungesë të furnizimeve mjekësore. Që nga 7 tetori e deri më tani në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë 32.414 palestinezë, mes të cilëve të paktën 14.280 fëmijë dhe 9.340 gra ndërsa janë plagosur 74.787 persona. Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur dhe se po shkatërrohet infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne