Jorgo apo Gjergji ?

Nga Petro Prodani
J – Gj
o – e
r – r
g – gj
o – i
Keto emra kane te perbashket vetem germen ‘R’. Meqense njerzit kane vendosur ti unifikoje, une po bie dakort.
Per germa do te grindemi tani – do te nderhyje dikush.
Emri Jorgos, (ne Greqisht Γεώργιος), eshte nje emer i vjeter. Ne gjuhen e thjeshte do te thote; Bujk/Punues toke.
Ne kendveshtrimin Biblik ka kuptimin: “Ai qe kultivon token”. Pra, bujku qe pregatit terrenin ku do te mbillet fara e besimit Kristian.
Emri eshte lidhur ngushtesisht me Άγιος Γεώργιος, ne Shqip Shen Gjergjin, nje nga martiret e pare te Krishterimit.
Ne mesin e besimtareve ai njihet si Shenjtori qe zgjodhi vdekjen perpara mohimit te besimit te tij. Historianet thone se atij ju pre koka ne Prillin e vitit 303. Domethene 1721 vite me pare.
Pavaresisht versioneve kontradiktore rreth jetes se tij, ai eshte portretizuar si armik i se keqes. Pervec ikonave fetare ku Shenjtori ne fjale vret Dragoin, personifikimi i tij shfaqet ne disa flamuj dhe emblema nacionale, sidomos ne sferen e ndikimit te Orthodhoksise. Rast per tu permendur; Emblema e Shtetit Rus.
Me kalimin e kohes, emri Γεώργιος/Georgios u shpernda ne shume kultura/popuj te Botes dhe mori forma te ndryshme. Per shembull Lord Bajroni e kishte emrin George. Ose Presidenti Amerikan qe humbi oren ne Tirane, George W, Bush. Ne gjuhen moderne Shqipe, varianti me i popullor eshte Gjergji, qe per mendimin tim eshte nje krijim i vone dhe perhapur nga Fan Noli dhe disa Rilindas te tjere.
Varianti i dyte eshte Jorgji. Ne familjen time ka disa raste te perdorimit te ketij emri. Ndersa si mbiemer, Jorgji gjendet i perhapur ne Jug-Lindje te Shqiperise. Ky fakt me ben te arrij ne konkluzionin se ne kohe me te hershme, emri Jorgji ishte shume me i perhapur se emri Gjergji. Perndryshe, ky i fundit do te ishte perdorur si mbiemer familjar nga besimtaret Orthodhokse. Personalisht nuk kam takuar ndonje person me mbiemrin Gjergji. Dhe vijme ne ‘Lufta’ e emrave; Jorgo kunder Gjergji, qe eshte ndezur keqasi keto dite. Dikush thote se Greket kur duan te tregojne se dikush eshte Shqiptar, perdorin emrin Gjergji. Ndersa emrin Jorgo e perdorin ne rastin e kundert.
Ne fakt, Greket kane ‘Shqiptarizuar’ dhe Mbretin e tyre Gjeorgjiu i Dyte duke e perkthyer ate si Gjergji i Dyte.
Kjo ka ndodhur pikerisht kur ata cliruan Korcen nga pushtimi Italian. Them clirimin e qytetit sepse keshtu e konsideronin vete banoret e Korces, dhe perfaqsuesit e tyre, marrjen nen kontroll te qytetit nga trupat Greke ne Nentor te vitit 1940.
Rreth kesaj teme do te shkruaj nje here tjeter. Nje deklrate dy-gjuheshe tregohet ne kete postim. Si perfundim, emri Jorgo e ka origjinen ne kulturen Greke. Ky emer gjendet masivisht i perhapur ne popullaten bashkekohore Greke dhe eshte i lidhur totalisht me Orthodhoksine. Per te mbeshtetur kete pozicion pershendes lexuesit me nje kenge te interpretuar nga Jorgos Dalaras;/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne