Josif Papagjoni sulmon Islamin ne Shqiperi: kerkon heqjen e ezanit nga xhamite dhe terror kunder Islamit

Josif Papagjoni dhe Moikom - Molotov - Zeqo

Ish aparatciku komunist Josif Papagjoni, i cili karrieren e tij publicistike e ka nisur ne kohe te Partise se Punes kur bente shkrime ne gazetat Bashkimi, Zeri i Popullit, Zeri i Rinise etj, por qe pas renies se komunizmit ka botuar ne portalet e fondamentalizmit katolik sikur Dardania Sacra, ne date 3 korrik 2023 ka botuar nje shkrim me titull:
“Keqkuptimet, apo tolerimet e kremtimeve fetare” ne portalin e Mero Bazes, Gazeta TemA. Ne kete shkrim, greku i shqiptarizuar Papagjoni, ashtu sikur vllahu Piro Misha vite me pare, leshohet me histeri dhe sharje kunder shqiptareve musliman. Sulmi i Papagjonit nis me faljen e Bajramit qe shqiptaret ben ne sheshin Skenderbej ne Bajramin e fundit. Edhe pse grek ne origjine, Papagjoni sulmon Bajramin si feste jo-shqiptare dhe kerkon dhenien fund faljeve masive te Bajramit ne sheshet e Shqiperise. Me pas, Papagjoni sulmon islamizimin e shqiptareve, Perandorine Osmane, turqit, arabet, iranianet dhe u kujton shqiptareve qe Evropa eshte nje sekt i krishtere ndersa akuzon shqiptaret muslimane per tradheti per pranimin e Islamit. Papagjoni, thirrjen e muslimaneve per lutje e quan “klithma e altoparlanteve te xhamive”, sulmon grate shqiptare qe mbajne shami dhe kujtimin e heroit te Islamit shqiptar, Haxhi Qamilin. Sexhden e besimtareve muslimane ndaj Allahut e quan “gjunjezim ne toke me bythen lart”, ndersa lavderon masakren fetare qe Enver Hoxha beri kunder besimeve fetare ne vend. Me nje urrejtje proverbiale kunder Islamit qe vetem Napoleon Zerva, Ismail Kadare, Dom Loro Caka, Gjon Marka Gjoni, Maks Velo dhe Piro Misha kane prezantuar ne historine shqiptare, Papagjoni kerkon qe te modifikoje ritualin e faljes se muslimaneve dhe kerkon vendosjen e nje diktature shteterore kunder praktikimit te Islamit ne Shqiperi.

Shkrimi i Josif Papagjonit eshte shume shqetesues. Kjo nuk ka lidhje me origjinen greke apo shqiptarizmin e Papagjonit ne kohe te komunizmit. Nuk ka lidhje as me sherbimin ndaj regjimit enverist te Papagjonit, apo ndoshta edhe sherbimi i tij si spiun i Sigurimit. Nuk ka lidhje as me miqesine e Josif Papagjonit me enveristin e terbuar Molotov Zeqo – i njohur me pas si Moikom Zeqo. Problemi eshte se Josif Papagjoni, i cili po te bente nje shkrim te ketille ne ndonje vend demokratik perendimor, sikur SHBA, Britania e Madhe apo Gjermani do perfundonte ne burg per nxitje urrejtje fetare; ne Shqiperi sherben si Shef i departamentit tĂ« Arteve nĂ« Institutin e AntropologjisĂ« Kulturore dhe Studimeve tĂ« Artit nĂ« QendrĂ«n e Studimeve Albanologjike. Problemi qendron se Josif Papagjoni, barkun me buke e mbush me leket e taksapagueseve muslimane shqiptare; persona te cileve Papagjoni ua ofendon fene, besimin e tyre ne Allah dhe kerkon qe te ndertoje nje sistem terrori policor sikur ai qe ekzistonte ne vitet kur Papagjoni sherbente si apartcik i Zeri te Popullit dhe regjimit stalinist te Enver Hoxhes.

Policia e antiterrorit: Bashkim Lamnica, Alban Dautaj dhe gjithe taborri me halldupe i antiterrorit ne Shqiperi, i cili i fut ne burg muslimanet shqiptare vetem pse nuk cojne femijet e tyre ne shkolle apo pse thone rrofte Palestina dhe poshte Izraeli, lejojne nje ekstremist sikur Josif Papagjoni qe jo vetem te ofendojne dhe sulmoje shumicen e popullit shqiptar; por te sherbeje edhe si Shef i departamentit të Arteve në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit në Qendrën e Studimeve Albanologjike ne Tirane.

Ky eshte problemi! Edi Rama e ka mbushur Shqiperine me Papagjona, PiroMisha, MaskoVeloj dhe islamofobe te terbuar te cilet kerkojne te shkaterrojne tolerancen fetare qe ekziston ne vendin tone dhe kerkojne qe ti trajtojne shqiptaret muslimane si te huaj, ne token dhe atdheun e tyre!

 

Shkrimi i tmerrshem i Josif Papagjonit mund te lexohet me poshte:

– – – – – – – – – – – – 

Keqkuptimet, apo tolerimet e kremtimeve fetare

Nga Josif Papagjoni

…Në krye të herës dua të shmang çdo keqkuptim a qejfmbetje, që mund të sjellë ky shkrim. Por nuk mund të bëjë shtinjakun. Dua ta shfaq hapur shqetësimin tim…

***

…Rishtazi sheshi SKĂ‹NDERBEJ u mbush tej e tej me besimtarĂ«t myslimanĂ«, tĂ« cilĂ«t festojnĂ« kurban bajramin. Bukur! Jemi tĂ« gjithĂ« tĂ« krishterĂ« e myslimanĂ« nĂ«pĂ«r familjet tona. NjĂ« realitet sa i veçantĂ«, aq dhe i bukur; sa me farĂ«rat e dasive, aq dhe me farĂ«rat e kohezionit. Ă‹shtĂ« e kotĂ« tĂ« pohoj se islami shqiptar Ă«shtĂ« njĂ« islam “evropian”, tolerant, mendjehapur, brenda njĂ« shteti sekularist. SĂ« paku gjer tani. Por unĂ«, miqtĂ« e mi, sepse ia kam frikĂ«n kĂ«tyre tubimeve mijĂ«ravetĂ«she nĂ«pĂ«r sheshet qendrore tĂ« qyteteve shqiptare: nĂ« TiranĂ«, nĂ« Elbasan, nĂ« DurrĂ«s, nĂ« Fier etj. Kjo po bĂ«het tanimĂ« çdo vit e mĂ« shumĂ« si modĂ«. Sheshet e qyteteve po pushtohen nga ky ritual, si tĂ« ishin sheshet-tapi vetem tĂ« njĂ« pjese besimtarĂ«sh. Dhe kĂ«tu mĂ« lind pyetja e parĂ«: masa e respektit tĂ« shtetit ndaj besimtarĂ«ve tĂ« çdo lloji. Deri sa, deri ku? “Legjitimimi” qĂ« po i bĂ«het kĂ«tij fenomeni, ose nĂ«n sloganin e respektit dhe tolerancĂ«s, ose me nĂ«nshtresat e njĂ« semantike politike tĂ« votave tĂ« mundshme nesĂ«r – e gjitha mĂ« duket sa arkaike, sa bizantiniste, aq dhe e rrezikshme. Festat fetare nuk janĂ« FESTA KOMBĂ‹TARE. Kombi SHQIPTAR, nĂ« gjendjen e vet historike, nuk Ă«shtĂ« as njĂ« “komb” i krishterĂ«, as njĂ« komb mysliman, a i çdo feje tjetĂ«r qoftĂ«! AtĂ«herĂ«, zotĂ«rinj pushtetarĂ«, pse shesheve publike tĂ« qyteteve tona po u vini konotacione religjioze, nĂ« rastin konkret ato myslimane? LĂ«rini sheshet publike pĂ«r publikun e gjerĂ«, zotĂ«rinj! Kremtimet fetare nuk duhet tĂ« shndĂ«rrohen nĂ« manifestime sfidante pĂ«r tĂ« tjerĂ«t, ca mĂ« pak nĂ« shpĂ«rfaqje anakronike tĂ« njĂ« shoqĂ«rie teozofiste, sado nĂ« shpĂ«rgaj e shprehur, qĂ« tĂ« kujton imazhet e qyteteve arabe. Festat fetare festohen me njerĂ«z tok, nĂ« familje e tryeza familjare, gjinore. Kaq! Aty Ă«shtĂ« hijeshia, por dhe e vĂ«rteta e tyre. Kur ti e “shet” fenĂ«, gjer dhe festĂ«n e fesĂ« qĂ« beson, si njĂ« ngjarje masive, kolektive, me tubime njerĂ«zish tĂ« ftuar nĂ« sheshe publike tĂ« tĂ« gjithĂ«ve, ti i ke ikur vetĂ« natyrĂ«s sĂ« festĂ«s, ti e ke shndĂ«rruar atĂ« nĂ« njĂ« premisĂ« zotĂ«rimi, shpĂ«rfaqjeje, karshillĂ«ku, force, nĂ« shenjĂ« tĂ« pushtetit. Jo, them se ky mesazh nuk shĂ«rben. Festo nĂ« shtĂ«pi, o njeri, me gruan e fĂ«mijĂ«t e tu, me vĂ«llezĂ«r e motra; festo nĂ« lokal, nĂ« barkafe, nĂ« restorant, po ke shumĂ« para edhe nĂ« njĂ« resort turistik po deshe, ka plot kĂ«sish sot. NĂ«se dĂ«shiron ta bĂ«sh edhe mĂ« tĂ« hareshme e mĂ« komunitare festĂ«n, prenoto njĂ« mjedis mĂ« tĂ« madh, falu, paguaj dhe argĂ«to!

***

…NĂ« origjinat e familjeve, sĂ« paku 100 e kusur vjet kur ShqipĂ«ria doli nga hiret e zjarreve tĂ« “kra-kra-kra”-sĂ« osmane mĂ« 1920, nĂ« shumicĂ«n e tyre ne ishim myslimanĂ«. Kaq herĂ« e kam menduar se islamizimi i shqiptarĂ«ve qe njĂ« fatkeqĂ«si. MirĂ«po historia nuk mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet, as tĂ« ndreqet dhe as tĂ« paragjykohet. U bĂ« ç’u bĂ«, thotĂ« fjala. Historia jonĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« Ă«shtĂ«. Si tĂ« fantaksur, arkaikĂ«, me “parfumet” turke, jo pak dhe arabe, shqiptarĂ«t u bĂ«nĂ« – mĂ« shumĂ« pĂ«r pragmatizĂ«m, favore e para – shĂ«rbyes tĂ« devotshĂ«m tĂ« osmanĂ«ve me 39 kryevezirĂ«t e tyre tĂ« frikshĂ«m dhe qindra e qindra pashallarĂ«, bejlerĂ«, serasqerĂ«, qĂ« bĂ«nin kĂ«rdinĂ« nĂ« popujt e tjerĂ«, qĂ« nga Armenia, Libia, Jordania, Egjipti e gjer nĂ« BosnjĂ«, Rumeli, Greqi, Bullgari, Serbi e kudo, pĂ«r llogari tĂ« sulltanĂ«ve. Por edhe te vetĂ« populli i tyre ata bĂ«nin po njĂ«soj kĂ«rdi. Mburremi me kryevezirĂ«t turq me origjinĂ« shqiptare. Po pĂ«r kĂ« punuan ata, pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« apo pĂ«r TurqinĂ«? Ishte pikĂ«risht ai proturqizĂ«m qĂ« e kishte ndarĂ« kombin nĂ« 4 pjesĂ«, 4 vilajete, nga Preveza nĂ« Nish e Ulqin. Dhe pastaj e bĂ«nĂ« copĂ«-copĂ«, me hartĂ«n dhe kufijtĂ« si tĂ« brejtur nga minjtĂ«, ca nga orekset e fqinjĂ«ve tĂ« mbrojtur nga ushtritĂ« ruse dhe ca nga kufijtĂ« e “ShqipĂ«risĂ« Londineze”, qĂ« e rrudhĂ«n mĂ« keq hapĂ«sirĂ«n e shtetit tĂ« porsashpallur shqiptar mĂ« 1912. Ku ishe? HiçgjĂ«kundi, i thoshnin kĂ«saj fjale. ShqipĂ«ria qe pĂ«rgjakur pikĂ«risht nga ajo hidhĂ«sirĂ« dhe ai servilizĂ«m i dikurshĂ«m prej shĂ«rbĂ«torĂ«sh ndaj perandorisĂ«, nga ajo tradhti qĂ« kishin bĂ«rĂ« shekujve dhe nga harresa e “Motit tĂ« Madh” tĂ« Gjergj Kastriotit. MĂ« shumĂ« se 70% e popullsisĂ« ishte konvertuar. Madje, myslimani quhej ashiqare “turk” dhe e kishte pĂ«r nder, ndĂ«rsa tĂ« krishterĂ«t e mbetur quheshin “kaur”, pra tĂ« pabesĂ«. ÇfarĂ« paradoksi?! Ai i besĂ«s, bĂ«hej i pabesĂ«. U zgjuam vonĂ« si komb, kur Rusia iu afrua portave tĂ« Stambollit dhe Turqia vrapoi tĂ« nĂ«nshkruante kushtet e rĂ«nda tĂ« paqes me traktatin e ShĂ«n Stefanit. MĂ« vonĂ« Lepantua ia futi kĂ«mbĂ«t nĂ« njĂ« kĂ«pucĂ« dhe ajo u zbyth. E habitshme, por edhe vetĂ« Lidhja Shqiptare e Prizrenit qe ngritur nga shqiptarĂ« myslimanĂ« me 300 delegatĂ«t e saj po myslimanĂ« dhe 47 bejlerĂ«t osmanĂ« si nismĂ«tarĂ«, pa asnjĂ« tĂ« krishterĂ« brenda, madje tĂ« refuzuar prej tyre nga mosbesimi qĂ« ata kishin pĂ«r flirtet e mundshme me PortĂ«n e LartĂ«. Po pse tĂ« krishterĂ«t nuk morĂ«n pjesĂ«? Sepse nuk i besonin mĂ« logorive turke. Ajo flamĂ« duhej flakur mĂ« nĂ« fund. Flama qĂ« u ndĂ«rroi fenĂ«. Kjo ta çorodit mendjen, sado nĂ« kontekste tĂ« pĂ«rligjura historike ta vĂ«sh ngjarjen. Por fatmirĂ«sisht kishte dalĂ« njĂ« djalĂ« nga dera e FrashĂ«llinjĂ«ve, Abdyli, qĂ« i kishte dhĂ«nĂ« prirjen “gjenetike” asaj Lidhjeje, qenĂ«sinĂ« e vet kombĂ«tare. “Vajte te Bismarku brenda, – i kĂ«ndoi populli – U unje nĂ« skami… shkrive njĂ« barrĂ« flori”. E megjithatĂ«, trojet shqiptare tĂ« tĂ« katĂ«r vilajeteve u kafshuan nga fqinjĂ«t.

Pse e ceka këtë rrethanë. Sepse Evropa ishte një sekt i krishterë dhe, pavarësisht lëvizjeve të fuqishme sekulariste e kozmopolite, ajo e tillë duket se është edhe sot, veçse tashmë kristianizmi i saj ka marrë formën e një qytetërimi globalist, pranues, pluralist, tolerant. Kjo e vërtetë është një realitet politik që rrallë shprehet troç e hapur publikisht apo tavolinave diplomatike; ajo kamuflohet me idetë dhe qëndrimet e moderuara sekulariste, kozmopolite etj. Është një terren i rrëshqitshëm. Evropa nuk e harroi devotshmërinë e shqiptarëve ndaj Portës dhe konvertimin e tyre në myslimanë duke tradhtuar fenë e të parëve, pra duke u larguar nga “rrënja”, prandaj dhe nuk e ndihmoi me zemër faktorin politik të tyre viteve kur Ballkani rrekej përmes luftrave e gjakut drejt shteteve kombëtare, duke e flakur çallmën turke në shkretëtirat nga kishte ardhur. Barra e rëndë e këtij konvertimi peshon gjer në ditët tona, ani pse mendësitë kanë ndryshuar dhe situatat janë krejt të tjera. E megjithatë ne na duhet të kujtojmë të shkuarën tonë dhe të mos lejojmë zgjatime të mendësive arkaike, fshehur nën dhembshuritë religjioze, që Lindja i ka pjesë të ekspansionit të saj dhe përmes religjionit, riteve dhe kinse “porosive të shenjta” duket sikur çdo vit e më shumë ajo po rrit hapësirat e ndikimit të saj në Shqipëri.

Po, mua mĂ« shqetĂ«son mĂ«nyra se si festohen sot festat fetare me pushtime sheshesh, mĂ« shqetĂ«son krijimi i njĂ« imazhi “triumfues”, qĂ« pa dashje tĂ« kujton vendet arabe. Mos vallĂ« kemi qejf vetĂ« tĂ« shkojmĂ« aty? Dhe ata qĂ« s’e duan kĂ«tĂ« “pushtim” sheshesh me leje qeveritare, ia mbathin pastaj vendeve tĂ« tjera? A Ă«shtĂ« dhe kjo njĂ« nga arsyet? Mua s’mĂ« pĂ«lqen ky populizĂ«m i politikanĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« cenojnĂ« sekularizmin e shoqĂ«risĂ« sonĂ«. Sheshet publike janĂ« sheshe publike, tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve, nuk duhet tĂ« pushtohen nga besimtarĂ«t dhe kremtimet e tyre. Kremtimet nĂ« shoqĂ«ritĂ« e hapura bĂ«hen brenda tempujve fetarĂ«, brenda mjediseve tĂ« pĂ«rshtatshme. Ndryshe kjo ndjenjĂ« sfide e karshillĂ«ku midis besimtarĂ«ve me pĂ«rkatĂ«si tĂ« ndryshme politike do tĂ« degjenerojĂ«, shpejt a vonĂ«, nĂ« njĂ« faktorizim politik, fillimisht si pa u vĂ«nĂ« re, nĂ«n moton e tolerancĂ«s, respektit tĂ« ritit dhe besimit, dhe mĂ« pas do tĂ« shumohen klithmat e altoparlantĂ«ve tĂ« xhamive, do tĂ« shtohet numĂ«ri i grave dhe vajzave tĂ« veshura me shami qĂ«, nĂ« pikĂ« tĂ« vapĂ«s, i mbĂ«shtjellin fytyrat e tyre si mos mĂ« keq dhe fustanet e gjatĂ« u zvarriten rrugĂ«ve. TĂ« mos harrojmĂ« se ne me zor i hoqĂ«m kĂ«to shami, dimi e shallvare, me zor e nxorĂ«m gruan mjediseve publike, shkollave, veprimtarive sociale e politike, i dhamĂ« asaj statusin e bukurisĂ« dhe erotikĂ«s sĂ« shkelur me pĂ«rdhuni. TĂ« mos harrojmĂ« se ne nisĂ«m tĂ« rimodelohemi pak nga pak e ta pĂ«rqafojmĂ« kulturĂ«n evropiane, teksa poturret e Haxhi Qamilit na kĂ«rkonin tĂ« rrinim te baba Dovleti. Nuk ndryshojnĂ« kaq shpejt e rrĂ«njĂ«sisht mendĂ«sitĂ«. U desh kohĂ« qĂ« nuset dhe vashat tona t’ia nisnin tĂ« kĂ«rcenin edhe “allafranga”, burrĂ« e grua, nĂ« supet e njĂ«ri-tjetrit, siç bĂ«ri e para Sarah Blloshmi nĂ« fillim tĂ« viteve ’20 tĂ« shekullit qĂ« shkoi. Sarah ishte gjithsesi njĂ« nuse myslimane. I la syshqyer konsujt evropianĂ«, jo thjesht nga bukuria, por nga guximi. Si mund tĂ« kĂ«rcente allafrĂ«nga njĂ« grua myslimane?! Dhe gjithĂ« poturret, tumanet, dimitĂ« e atyre viteve u tĂ«rbuan: “Ç’ishte kjo rospie qĂ« hidhte valle nĂ« mexhlis si çingiet e harremit, me shalĂ«t dhe surratin jashtĂ«, lakuriq, mish mĂ« mish me burrat e botĂ«s? Harram, harram, harram!…” E pra, nĂ«se rituali arkaik apo sfidues na ulet kĂ«mbĂ«kryq nĂ« sheshet publike, nesĂ«r mund tĂ« kemi rishtazi tĂ«rbime tĂ« tilla tĂ« çallmave, poturreve, shamive e dimive (po i quaj nĂ« mĂ«nyrĂ« metaforike kĂ«to gjĂ«sende), duke kĂ«rkuar prej vashave dhe grave tona zakonet e neveritshme qĂ« shkelin tĂ« drejtat e tyre, jo thjesht ato tĂ« sqimĂ«s dhe bukurisĂ« trupore. Kujtoni se sa e vĂ«shtirĂ« ishte qĂ« djemtĂ«, gratĂ« dhe vajzat tona t’i hiqnin ferexhetĂ«, t’i pĂ«rzinin poturet turke, qylafĂ«t, tĂ« vishnin pantallona, kostume dopiopetĂ«, kapele “republikë”, kasketa a bereta franceze, fustane deri nĂ« gjunjĂ«, qĂ« nderonin bukurinĂ« dhe erotizmin e tyre etj. GjithĂ« ai ndryshk historik, ardhur nga saraçenĂ«t, jeniçerĂ«t, mongolĂ«t dhe aziatikĂ«t, diçka na iku. Por ja, si pa e kuptuar, kĂ«ta 33 vjet pas shembjes sĂ« komunizmit, nĂ« hapĂ«sirat qĂ« jep liria apo nga korruptimi dhe keqkuptimi i saj, unĂ« po shoh se si mbivendosja lindore e 500 vjetĂ«ve, ka nisur tĂ« riaktivizohet, por ndryshe. Sigurisht pak, por shenjat i shoh.

***

Unë, edhe pse nuk jam e s’dua të jem një praktikant, e çmoj fenë më së shumti si qytetërim, thënë më drejtë, të sublimuar në qytetërim, në zakone, në sjellje dhe në gjeste sociale. Ato (fetë), në gjendjet e tyre të fundme, më duken disi të zhvendosura në kohë e në progres (së paku si praktika e rituale), paçka se njeriu e ka zemrën të mbushur me ankthe, dilema, dyshime, frikëra. Kërkon një pikë mbështetëse, si pika e Arkimedit, të fashitë frikërat e tij e t’u japë krahë shpresave, sado të mugëta qofshin. Fondamentale sipas meje është feja në vetvete, jo rituali. Rituali përshtatet dhe shkrihet në modelin e qytetërimit ku njeriu jeton apo aspiron, në mendësinë dhe gjestin social. Prandaj dhe nuk mund t’i pranoj dot disa rituale primitive, sidomos ato që vijnë nga “arkaik-stanet” e shkretëtirave arabe, burrat veç e gratë veç, burrat me fytyrat ashiqare në diell ndërsa gratë e mbuluara kokë e këmbë me shami e perçe. Paçka se rituali ishte pjesë e shpërfaqjes së devotshmërisë fetare dhe sugjestionit kolektiv, në rrjedhën e kohës edhe shoqëria jonë e latoi disi dhe e përshtati atë me nivelin e qyterërimit që ajo kishte arritur, ndërsa shumë të tjera i estetizoi, i modifikoi, i bëri më komode, më të përshtatshme etj. Nga gjërat që më kishin habitur për guximin e mbretit Zog në fillimet e tij ishte heqja e ferexheve nga fytyrat e grave (arkapiat, burkat) dhe ndalimi i gjunjëzimit në tokë me bythën lart të burrave. Jo, nuk ishte dinjitoze për shqiptarin, kishte thënë Mbreti. Burrat myslimanë duhet të falen në këmbë, jo gjunjazi. Ai vetë ishte nga familje myslimane, por kishte zgjedhur për grua një katolike. Katër motrave të tij ua hoqi çitjanet dhe veshjet e rënda myslimane dhe i veshi me modën e fundit evropiane. Ishte një akrobat në raportet e brishta mes bashkësive e vëllazërive fetare në vend. Le ta shajmë sa të duam Enver Hoxhën, por në kohën e tij u krijua një kohezion i jashtëzakonshëm ndërfetar, ku me dhjetëra mijëra çifte u martuan njëri me tjetrin me fe të ndryshme, një nga arritjet më të mëdha që shoqëria jonë arriti. Ai i dha karakter të thekur sekularist shoqërisë, shkollës dhe shtetit, sigurisht kaloi në ekstrem, gjersa zhduku madje edhe vetë fenë dhe e shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë… Gjithsesi, asaj kohe u hoqën petkat me bartje religjioze islame, tejet të rënda, madje të “shpifura”, të ardhura nga perandoria osmane; po ashtu u hoqën rrobat e zeza gjer në fund të këmbëve të grave të zonave fushore e ortodokse. Gratë dhe vajzat u veshën më në fund me fustane, funde, zbuluan fytyrat, këmbët, u çliruan nga bërlloku otoman i përçmimit të bukurisë së tyre si femra, i dhanë hir trupit, fytyrës, gjoksit, futën pantallonat, u krodhën në det me roba banje, zbuluan “shalët”, barkun, shpinën, duke ofruar një estetikë të re, erotizmin e tyre gjithsesi të përmbajtur. Dhe tjetra, edhe më e rëndësishme, kjo nxiti dhe përkrahu martesat midis myslimanëve dhe të krishterëve, që u bë një realitet masiv, i kudogjendshëm, si premisë për një kohezion kombëtar mbireligjioz, siç e gëzojmë gjerësisht edhe sot.

***

A mund të modifikohet rituali i lutjes? Unë them se po, por kjo do kohën e vet. Sipas meje, të gjitha besimet fetare në Shqipëri kanë pasur e kanë rituale shpesh të rënda. Feja tretet në mendje, në shpirt, jo në gjest, në ritual. Mendoj e besoj që drejtuesit shpirtërorë të sekteve fetare myslimane duhet ta çmojnë besimin dhe fenë si një nga lëndët dhe solucionet ngjizëse të qytetërimit tonë modern evropian, jo si një kreshpërim e karshillëk që rreket të vetdëshmohet në formën e një pushteti dhe shumice imponuese. Mos po e teproj paksa? Mos e kam gabim? Mos po më keqkuptojnë? Jo! Sepse nuk dua që shoqëria jonë të ketë frymëzime dhe lidhje, direkte a indirekte, me botën arabe; kjo jo aq në llogaritë politike, sepse politika është pragmatizëm, por e kam fjalën në cedimet antropologjike, religjioze, zakonore, mentale, që unë kam vënë re se gjithnjë e më shumë ata po pushtojnë hapësira të mendësisë sonë, nesër edhe të sjelljes sonë. Unë e di se gjithë emigracioni i rinisë shqiptare sot është i orientuar në Zvicër, Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Amerikë, Evropë. Pse nuk shkojnë, të themi, në Arabi? Thjesht se nuk ndihen vetvetja. Sepse nuk duan. Sepse në thelb e në rrënjë shqiptarët janë e mbeten evropianë.

Nuk më pëlqejnë hiç fytyrat e shpëlara të politikanëve, si prej babaxhanësh e përdëllimtarësh, që ia behin në festat fetare. Nuk më pëlqen, sidomos, që feja të fus hundët në politikë dhe të faktorizohet duke sfiduar ligjet, sistemin e drejtësisë, gjykatat. Nuk më kanë pëlqyer gjithfarë fondacionesh, sidomos ato që vijnë nga bota arabe dhe Irani, të cilat përpiqen të fusin veshjet, ritet dhe zakonet e tyre, të mbajnë me paga emisarë fetarë apo njerëz të varfër, djem, gra e vasha të reja, duke i kthyer në militantë për një kothere buke. Flitet për tolerancë, por forca të ndryshme okulte i fryjnë përçarjes dhe urrejtjes.

***

Nuk Ă«shtĂ« mĂ« njĂ« e fshehtĂ« se falĂ« nostalgjive tĂ« dikurshe osmane, disa familje i kishin çuar fĂ«mijĂ«t e tyre pĂ«r t’u shkolluar nĂ« universitetet islame tĂ« frymĂ«s “salatiste”, ekstremiste, qĂ« sollĂ«n prej andej njĂ« islam radikal. Ky lloj islami u bĂ« madje i rrezikshĂ«m, kur disa qindra djem myslimanĂ« shqiptarĂ« u rekrutuan nĂ« ushtrinĂ« e ISIS dhe kĂ«rcĂ«nonin se do tĂ« hakmerreshin ndaj shtetit tĂ« ri nĂ« KosovĂ«, por edhe nĂ« ShqipĂ«ri; se do t’i vrisnin, se do t’i thernin tĂ« pabesĂ«t, se do t’ua prisnin kokat tĂ« krishterĂ«ve etj. VallĂ«, nĂ«se njĂ« islam jo i moderuar dhe pajtues lihet tĂ« fryhet a nuk do tĂ« sillte nesĂ«r gjĂ«ra tĂ« tjera, qĂ« i largonin shqiptarĂ«t nga fryma liberale evropiane? Prandaj unĂ« ua kam frikĂ«n tubimeve kĂ«sisoj shesheve publike, tĂ« cilat duket sikur ulĂ«rijnĂ«: KĂ«tu te ky vend jam unĂ« zot! NĂ«se ti tjetri do tĂ« rish, rri. NĂ«se s’do, mbathja. Kjo Ă«shtĂ« toka ime! Kjo Ă«shtĂ« feja ime!…

Jo! Sheshet publike, zotërinj politikanë e pushtetarë vendorë, janë të të gjithëve, qofshin ateistë, agnostikë, katolikë, ortodoksë, bektashinj a myslimanë. Ato duhet të jenë të paqme dhe të paanshme, vende ku njerëzit rrinë së toku, shëtisin së toku, argëtohen së toku; janë njësi urbane, ku organizohet ecejakja e tyre për një mijë e një punë, halle, qejfe, shërbime, ku pihet kafe, bëhen koncerte etj. Nuk mund të uzurpohen dhe të shndërrohen në shenja dhe metafora të një shteti a shoqërie religjioze unitariste, që i “pushton” madje me leje bashkiake, me demek se “po respektojnë ndjenjat e popullit”. Jo! Kjo të çon në qorrsokak. Prandaj them se lejet bashkiake për uzurpimin e shesheve qelben erë nga një pragmatizëm i ngushtë politik, thuajse i verbër, për të siguruar ca vota nesër. Pse nuk i organizojnë, xhanëm, në mjedise të mbyllura, bie fjala në sheshe stadiumesh, palestra sportive, nëse faltoret nuk i nxënë? Pse duhet ta demostrojnë haptazi praninë e tyre kolektive? Përse duhet ta imponojnë diç të tillë përtej një marrëveshjeje urbane të mirëpranuar nga të gjithë?

Mua kjo më ka shqetësuar. Kërkoj ndjesë nëse dikush, besimtar mysliman a ndonjë tjetër, është prekur a fyer. Aspak jo s’është ky qëllimi i këtij shkrimi. Përkundrazi, doja të apeloja për më shumë respekt për TJETRIN. Ai “tjetri”, të cilit nuk i pëlqen kjo gjë, që është kundra, që e do sheshin për vete, që ia ka frikën një ere që duket se po fryn nga Lindja, që e do vendin e tij më shumë te mbushur me aromat e Evropës… / marre nga TemA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne