Ju kujtohet ushtari amerikan që dogji veten për të mbështetur Gazën para një viti?

Gjatë aktit të tij, Bushnell ishte i veshur me uniformë ushtarake ndërsa brohoriti “Liri për Palestinën” derisa mbeti pa frymë.

Ankara

Një ceremoni përkujtimore u mbajt në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, për ushtarin e Forcave Ajrore të SHBA-së, Aaron Bushnell, i cili i vuri flakën vetes duke thënë se nuk do të bëhej “palë në gjenocidin në Gaza”, raporton Anadolu.

Një grup u mblodh para ambasadës izraelite në Washington dhe Shtëpisë së Bardhë për të përkujtuar në përvjetorin e parë të vdekjes së tij ushtarin amerikan Bushnell, i cili i vuri flakën vetes në reagim të sulmeve të Izraelit në Gaza.

Posteri i Bushnell-it u rrethua nga lule dhe qirinj.

Aaron Bushnell, 25-vjeçari me detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së, më 25 shkurt 2024 shkoi përpara ambasadës izraelite në Washington dhe pasi hodhi benzinë mbi veten nga koka te këmbët ai i vuri flakën vetes duke thënë: “Tashmë nuk do t’i bashkohem më krimit të gjenocidit”.

Gjatë aktit të tij, Bushnell ishte i veshur me uniformë ushtarake ndërsa brohoriti “Liri për Palestinën” derisa mbeti pa frymë./AA