Kabineti i Netanyahut konfirmon lirimin e 13 pengjeve izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrëmë konfirmoi lirimin e 13 pengjeve izraelite nga grupi i dytë, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me grupin e rezistencës palestineze, Hamas.

“Qeveria e Izraelit mirëpret 17 pengjet që kthehen në Izrael”, tha në një deklaratë kabineti i Netanyahut. Ai shtoi se “13 nga qytetarët tanë dhe katër shtetas tajlandezë janë në rrugën e tyre për në territorin izraelit”, u njoftua mbrëmë.

Deklarata përsërit qëndrimin dhe angazhimin e Izraelit për lirimin e të gjitha “pengjeve dhe personave të zhdukur” nga Gaza. Ushtria izraelite më vonë tha se pengjet e liruar “janë në territorin izraelit dhe po shoqërohen nga forcat speciale (izraelite).

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) konfirmoi lirimin e 17 të burgosurve (shtetas izraelitë dhe tajlandezë) që po mbaheshin në Gaza.

Pala izraelite liroi 39 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite në shkëmbimin e dytë, përfshirë gjashtë gra dhe 33 të mitur. Sipas marrëveshjes, pengjet dhe të burgosurit do të lirohen në grupe gjatë katër ditëve të pauzës humanitare.

Izraeli filloi fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Që atëherë, në sulmet izraelite janë vrarë të paktën 14.854 palestinezë, përfshirë 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë në enklavë. Numri i të vdekurve në Izrael sipas të dhënave zyrtare është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne